Subscribe

Nga vallja tradicionale Horon e deri tek sporti më i vjetër turk i mundjes me vaj, nga kërcimi tradicional Zeybek e deri në vallëzimin komik të dashurisë. Të gjitha në një program të vetëm artistik. Nis si rrugëtim artistik i valltarëve profesionistë Serkan e Volkan që pasi kanë performuar në disa vende të botës vijnë për herë të parë edhe në Tiranë.

“Vij për herë të parë në Tiranë dhe po më pëlqen vërtet shumë. Të gjithë jeni shumë miqësor dhe nuk ndihem fare i huaj. E gjelbërta e qytetit tuaj më kujton atë të vendit të lindjes. Për herë të parë prezantohen edhe vallet tona në këtë mënyrë, si një festival i artit në rrugë. Do të prezantojmë për ju vallet më tradicionale turke, ato që kanë mbetur të bukura brez pas brezi. Një prej tyre është horon, një valle që kërcehej shumë nga ata që jetonin pranë detit.kjo valle është shumë dinamike pasi kërcimi përpiqet të përcjellë lidhjen e njeriut me natyren, me tokën dhe detin, me ajrin dhe ujin. Kërcimi tjet ër është komik. Është historia e dashurisë së Ashukut që është i dashuruari dhe Mashut që dashurohet. Kostumet e kësaj valleje janë mjaft të këndshme dhe janë trashëguar brez pas brezi. Edhe Zejbek është një valle e vjetër. Kërcehet nga disa valltarë, por sot do të performojmë ne të dy. Ajo që bën më çudi kur ne e prezantojmë është mundja me vaj. Është një lloj sporti që në turqi praktikohet ende edhe pse ka qindra vite që kur ishte në kulmin e vet. Shpresoj që e gjithë performanca jonë t’ju pëlqejë.”

Ndryshe nga valltarët muzikanti i këtyre valltarëve, Osmani nuk vjen për herë të parë në Tiranë. Ka qenë i ftuar në koncertet e Kastriot Tushës, Akademisë së Arteve dhe me kënaqësi pranon se do të kthehej sa herë ti jepet mundësia.

E kam sjell muzikën turke edhe më parë këtu në Tiranë. Por, vij çdo herë e më shumë me dëshirë. Është kaq familjare Tirana. Ky projekt artistik që mbështetet nga Bashkia e Tiranës, por i ndihmuar edhe n ga instituti i kulturës turke na gëzon shumë. Me programin sot shpresoj që ta njohim kulturalisht njëri tjetrin më mirë pavarësisht se marrëdhëniet tona ndër vite janë shumë të mira.”

Festivali i performancave në rrugë nis mbrëmjen e së enjtes në parkun rinia për të gjithë ata që ndodhen këto kohë në kryeqytet dhe do të vijojë më pas rrugëtimin edhe në Fier.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *