Ka përfunduar mbledhja e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, ku palët u takuan për përmbylljen e marrëveshjes.

Deputetja e opozitës parlamentare, Rudina Hajdari deklaroi se u arrit dakordësimi për votën e diasporës, duke theksuar se ekspertët e çështjes kanë pohuar se votimi i emigrantëve në zgjedhjet e ardhshme është i realizueshëm.

Ajo shtoi se në Kuvend do të diskutohet dhe për ndryshimin e sistemit.

“Mund të jetë i mundur votimi nga diaspora në zgjedhjet e ardhshme. Vota e diasporës është marrë shumë seriozisht nga Këshilli Politik, është për t’u përshëndetur. Ka ende shpresë për ndryshimin e sistemit politik. Tani është përgjegjësia e qeverisë dhe janë shumë akte nënligjore për tu bërë. Sot është miratuar në parim dhe është për tu përshëndetur. I gjithë drafti do të bëhet pejsë e komisionit të Reformës Zgjedhore dhe do të fusim dhe element të tjerë që është ndryshimi i sistemit zgjedhor. PD nuk pranoi që të kishim dakordësi këtu për ndryshimin e sistemit. Tani do i ngelet Kuvendit për të diskutuar për sistemin dhe ka ende shpresë për arritjen e kësaj kërkesë”, tha Hajdari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *