Arrestohet Mitri Prifti, 36-vjeçari që tentoi të vriste në sy të fëmijëve Edison Begajn në 29 maj të këtij viti në Vlorë.

 

I veshur me uniformë policie, Prifti i zuri pritë 41-vjeçarit ndërkohë që ai po udhëtonte me makinë më fëmijët e tij.

 

Sapo Begaj zbriti nga mjeti, u përball me plumbat, skenë që u pa dhe nga fëmijët e tij. Si pasojë e të shtënave, Begaj mbeti i plagosur.

 

Mitri Prifti është me profesion noter. Emri i tij është i njohur, pasi në vitin 2016 është përfolur se ka luajtur rolin e ndërmjetësit gjatë një konflikti që Emiljano Shullazi ka pasur me kushëririn e tij për një parking.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *