Policia rrugore ka ndëshkuar më gjobë gjatë 24 orëve të fundit 2369 drejtues mjetesh, ndërsa janë pezulluar gjithsej 45 leje drejtimi, si dhe ka arrestuar 10 shoferë.

 

Në rrugën interurbane Tiranë –Elbasan, dy drejtues mjetesh nga Maqedonia e Veriut u konstatuan duke lëvizur me shpejtësi 166 km/h dhe 200 km/h.

 

Po ashtu, ka rënë në pranga edhe një 21-vjeçar me iniciale G.S. Ai po drejtonte një mjeti tip “Audi” dhe kryente manovra të rrezikshme në rrugë, duke rrezikuar jetën e këmbësorëve. Shërbimet e policisë kanë ndaluar 21-vjeçarin, i cili rezultoi i papajisur me leje drejtimi.

 

Sakaq, pronari i mjetit “Audi”, me të cilin lëvizte i riu, u ndëshkua me 100.000 lekë të rinj dhe pezullim të lejes së drejtimit për 12 muaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *