Argjentina zhgënjen edhe njëherë ne kupën e Amerikës. Ne Mineirao te Bela Horizontes bardhekaltrit e udhëhequr nga Lionel Messi nuk shkuan me shume se barazimi 1-1 kundër Paraguai.

Një barazim qe i djeg shume pasi Argjentina ndodhet ne vend te fundit ne grupin B dhe për tu kualifikuar i duhet një fitore ndaj Katarit.

Një tjetër ndeshje e dobët mbi te gjitha e yllit te Barcelonës i cili për asnjë moment nuk arriti te drejtoje skuadrës drejt rrugës se fitores.

Një pjese e pare e mbyllur ne favor te Paraguai pas rrjetës se Sanchez ne minutën e 36.

Pak minuta nga fillimi i pjesës se dyte Argjentina arriti te ktheje gjithçka ne baraspeshe fale Lionel Messi me penallti, e cila u dha nga sistemi VAR.

5 minuta me vone Argjentina mund te ishte përsëri ne disavantazh por Armani ndaloi Gonzales nga pika e bardhe.

Ne takimin tjetër kolumbia mundi 1-0 Katarin duke prere biletën për ne çerekfinalet e Kupës se Amerikës.

Por përballë kampioneve te Azisë , Los Cafeteros u duhej te djersinin shume për te rrëmbyer fitoren. Tekniku Keiroz i kishte besuar Duvan Zapates qe nga minuta e pare ne këtë ndeshje ne vend te Radamel Falcaao.

Dhe ishte pikërisht sulmuesi i Atalantes çelësi për te çarë mbrojtjen e ngjeshur te kundërshtarit.

Goli i fitores arriti shume vone atëherë kur kolumbianet dukeshin te dorëzuar . Ne minutën e 86 te takimit ishte Hames Rodrigues qe dhuroi një top për Duvan Zapata duke i dhuruar edhe matematikisht skuadrës se tij kualifikimin.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *