Gjykata e Apelit e Kosovës ul masën e sigurisë për deputetin Milaim Zeka, nga së paraburgimit prej 1 muaji në arrest shtëpie.

 

Kolegji penal i Gjykatës së Apelit, pas shqyrtimit të pretendimeve ankimore dhe shkresave të lëndës, vlerësoi si të arsyeshme zëvendësimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit, pasi që edhe më masën e arrestit shtëpiak do të arrihej qëllimi i njëjtë i sigurimit të prezencës së tij në procedurë.

 

“Kjo  ngase masa e arrestit shtëpiak hynë në kategorinë e masave të rënda alternative, është masë izoluese më të cilën atij do t’i pamundësohej shmangia nga procedura penale- ikja,  pengimi i rrjedhës se procedurës, ndikimi në të dëmtuarit- dëshmitarët, e gjithashtu do t’i pamundësohej edhe rreziku i përsëritjes se veprës penale.”

 

Arrestimi i deputetit Zeka është bërë më 26 shtator, për kërcënimet ndaj Prokurorit Special, Afrim Shefkiu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *