Pas më shumë se 7 orë pritje, 374 pasagjerët e dy trageteve te linjës Bari-Durres kanë zbritur në port. Ata u bllokuan ne det per shkak te motit te keq e dallgëve te fuqishme te cilat vështirësuan lundrimin. I pari është ankoruar trageti “Rhapsody” dhe pas tij edhe trageti “Rigel2”. Qe të dy tragetet ishin nisur një natë më parë nga bari, por kapitaneria e Portit të Durrësit, nuk lejoi hyrjen e tyre, për shkak të kushteve të këqija të motit. Po kështu u shty per disa ore edhe ankorimi nje trageti te trete, te nisur qe nga dita e djeshme nga porti i Ankonës.
Hyrja e tyre u bë e mundur pas përmirësimit të kushteve meteorologjike, veçanërisht qetësimit te erës, e cila qe nga mëngjesi dhe deri ne mesditë ka pasur nje shpejtësi deri 90 km në orë.