Situata brenda kampit blu duket se vijon të ketë probelme me lidershipin Lulzim Basha.

 

Anëtari i Këshillit Kombëtar i PD, Edvin Kulluri ka sulmuar sërisht kreun demokrat në lidhje me deklaratat se në PD nuk ka kriminelë.

 

Në një postim në “Facebook”, Kulluri shprehet se kreu demokrat nuk ka sqaruar nëse ka patur apo jo kriminelë në Kryesinë e PD dhe Këshillin Kombëtarë gjatë zgjedhjeve të vitit 2013-2017.

 

“Kur u pyet per grupin parlamentar te PD-se, qe sipas gazetareve nuk frymezon, Basha tha se “ne kete grup nuk ka kriminele”, ai tha nje te vertete! Por nuk na tha nese i grupi i meparshem kishte apo jo kriminele. Nuk na tha po ashtu nese ishin kriminele shume anetare te Kryesise dhe Keshillit Kombetar qe mbajten peshen kryesore ne vitet 2013-2017 gjate organizimit ne parti dhe zgjedhjet lokale te vitit 2015! Gjithashtu nuk tha se cilen strukture pyeti per kete grup parlamentar qe rreshtoi ne lista!”

 

Ai e akuzoi kreun demokrat edhe në lidhje me listat e kandidatëve. Kulluri tha se Basha akuzon Ramën se nxjerr kandidatët nga xhepi, ndërsa vetë nuk ka treguar se nga cili sirtar i nxorri.

 

Kulluri tha gjithashtu se Basha vijon të justifikojë humbjen e PD me argumentin se Rama i ka blerë votat.

 

“Dhe se fundi, akuzoi Ramen se i “nxjerr kandidatet nga xhepi” ndersa vete nuk tha nga cili sirtar i nxorri, kur nuk ka votuar asnje forum! Qe ka njerez ne PD qe kane deshire te genjehen eshte histori e njohur, por me keta nuk vjen dot ne pushtet! Politika eshte BESIM dhe kete parim Basha nuk e zhben dot, por vetem i shmanget pergjegjesise qe ka si kryetar i opozites. Dhe pergjigja e shumices se votuesve eshte e qarte: bojkot elektorak ndaj se djathtes! Nuk ka blere Rama 230 mije vota demokratesh. Por Justifikim e ka gati gjithesesi per zgjedhjet lokale: “me vodhen”! Dhe genjeshtra vazhdon, e vazhdon, e vazhdon…. Dhe do kete ende ca njerez qe do e besojne dhe do jetojne ne “realitetin” e Bashes! Humbes por “krenare”!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *