Subscribe

Njohësit e zhvillimeve ndërkombëtare, Fabian Zhilla dhe Kreshnik Osmani, mendojnë se nje nga shkaqet e grushtit te shtetit ne Turqi ka qene edhe mungesa e vëmendjes se presidenti Erdogan ne çështjet e brendshme. Ne ketë mënyre struktura paralele ne ushtri shfrytëzuan terrenin per te ngritur krye. Por çfarë vjen pas tentative se nje fraksioni te ushtrie per te rrezuar qeverine dhe institucionet demokratike. Sipas analisteve, kjo ngjarje do te sjelle nje reagim edhe me te forte te presidentit Erdogan. Analistet ndajnë te njëjtin mendim sa i takon ndikimit te këtyre zhvillimeve ne rajon dhe me gjere. Fabian Zhilla dhe Kreshnmik Osmani thonë se nje destabilizim i mundshëm nuk është ne te mire te askujt, sepse Turqia është barriera e pare penguese e ISIS. Nje vend i përfshire nga kaosi do ta bënte me te lehte depërtimin e ekstremisteve ne Europe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *