Subscribe

Avokati Altin Goxhaj foli sot në emisionin e mëngjesit “7 pa 5” në Vizion Plus për amnistinë penale. Amnistia u vu në zbatim dje, nga ku dolën në total 780 të burgosur.

Por sipas Goxhajt, përveç se lajm i mirë amnistia penale është një nga lajmet me të këqija që ka njohur Shqipëria në 33 vitet e fundit demokraci.

Lexo edhe :

Related Posts

Në intervistën e tij për Syrjan Rahovën dhe Alma Çelaj, avokati Altin Goxhaj iu referuar Gazment Bardhit dhe Partisë Demokratike.

Ai tha se Bardhi ka bashkëpunuar me Ramën dhe se ka kontribuuar që të burgosurit që kanë protestuar për opozitën të mos përfitojnë nga amnistia penale. Goxhaj tha se Partia Demokartike ka shitur protesteusit e saj “për tu ulur në prehrin e Ramës”.

Altin Goxhaj: Amnistia penale duket lajm i mire. Burgjet janë mbushur me njerëz që janë dënuar shumë më tepër ashpërsisht se sa vepra që ata kanë bërë. Viktimat e krimit i ke plot në burgje. Droga është projekt qeveritar që ka inkriminuar një pjesë të madhe të shoqërisë. Në burg ke njerëz për punën e tjengullave, për punën e murit, për energjinë eleltrike….por është lajmi më i keq në 33 vite sepse është një tardhti e ndyrë e opozitës. Protestuesit janë lënë në burg dhe kjo është bërë me kërkesë zyratare nga Gazment Bardhit, një kompromis mes Ramës dhe Bardhit dhe PD së Berishës, luftë kush do ulet te prehri Ramës, shitën të gjithë protestuesit, sepse ishte luftë kush do ulej në prehrin e Ramës, Basha apo Berisha, Bardhi apo Alibeaj. E kemi me fakte. Bardhi ka shkruar që të përjashtohen nga amnisti, cdo protestues i burgosur. Nuk ka pasur kurrë dhunë nga protestuesit *pra për kundërshitmin e forvace të policisë me forcë* . Një grua 60 vjece akuzohet se ka rrahur tre policë për të mbrojtur shtëpinë e saj në një protestë publike pëballë grabitjes që po i bëhej pronës së saj. Kemi katër vjet e gjysmë për këtë ccështje. Kjo është shitje e ndyrë e një partie të ndyrë, e cila kur shet protestuesit e saj, ka shitur edhe veten. I thërrasin të gjuajnë me molotov dhe nga ana tjetër propozojën që mos dalin nga burgu. Shesin protestuesit e tyre për tu ulur te prehri Ramës. Ai nuk guxon të dalë prej katër ditësh që kur ne kemi nxjerrë dokumentet. Unë tashi jam i detyruar të vazhdoj ccdo javë gjyqet e protetsuesve që unë i bëj falas. Jemi një grup avokatësh që e bëjmë këtë punë. Në amnisit janë bërë nene që mos përfitojë një kategori e caktuar, përfshirë protetuesit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *