Subscribe

Ngritja sa më shpejtë e gjykatës kushtetuese dhe asaj të lartë ka qënë apeli i ambasadores franceze Christine Vasac. Diplomatja ka theksuar se ka ardhur koha që e gjithë klasa politike të punojë për t’i dhënë fund ngërçit.

 

CHRISTINE VASAC

AMBASADORE E FRANCES NE TIRANE

 

Gjykata kushtetuese duhet të bëhet sa më shpejt. Unë e kam thënë këtë shumë herë. Të gjithë personalitetet e politikës pavarësisht ngjyrave janë të ndërgjegjshëm për këtë. Është e domosdoshme që gjykata kushtetuese të ndërtohet dhe të fillojë të punojë sepse ka një seri problemesh të rëndësishme që janë përpara saj. Edhe gjykata e lartë është shumë e rëndësishme të fillojë të punojë por, kjo është në një fazë më të avancuar se gjykata kushtetuese. Unë nuk pranoj të zëvendësoj autoritetet shqiptare, sepse vetë ata e njohin kushtetutën dhe e dinë se çfarë duhet të bëjnë.

 

Në përgjigje të interesit të gazetarëve ambasadorja foli edhe për reformën zgjedhore.

 

 

Përsa i përket këshillit politik nuk mund të them gjë sepse kjo nuk më përket. Është mirë që ky këshill të vazhdojë punën e tij. Sepse ata e dinë si duhet të funksionojnë dhe s’kanë pse t’ua thonë diplomatët.

 

Deklaratat ambasadorja i bëri nga Korça pas një takimi që pati me kryebashkiakun Sotiraq Filo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *