Ambasada e SHBA-ve në Tiranë theksoi se drejtësia penale po vijon punën për sigurimin e të drejtës së pandehurit për një gjykim të drejtë, ndërsa theksoi se viktimat e krimeve të rënda po iu mundësohet marrja e informacioneve dhe mbështetja për të cilën ata kanë nevojë.

 

Në një postim në “Facebook”, Ambasada shkruan se programi shqiptar për mbrojtjen e viktimave të krimit u zgjerua në vitin 2019 dhe se koordinatorët punojnë nga shtëpitë e tyre falë ndihmës teknike nga OPDAT.

 

“Ndërsa sistemi i drejtësisë penale duhet të sigurojë të drejtën e të pandehurit për një gjykim të drejtë, Koordinatorët e Viktimave sjellin balancë në sistem duke u siguruar që viktimat e krimeve të rënda të marrin informacionin dhe mbështetjen për të cilën ata kanë nevojë. Në 2016, OPDAT ndihmoi zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm me krijimin e programit të parë shqiptar për mbrojtjen e viktimave të krimit. Në 2019, programi u zgjerua në të gjitha rrethet. Tani, Ambasada vijon të japë mbështetje, edhe gjatë kësaj kohe të vështirë. Koordinatorët punojnë nga shtëpitë e tyre falë ndihmës teknike nga OPDAT. Kjo u mundëson atyre të vazhdojnë të ofrojnë udhëheqje kritike mbi procesin për viktimat e krimeve”, shkruan ambasada në postimin e saj.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *