Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj shkruan se qeveria gënjen dhe bën propagandë kur thotë se Rezervat e Shtetit kanë furnizim për tre muaj me ushqime.

 

Alibeaj shtoi se qeveria po kujdeset për të grabitur dhe të ndajë paratë me oligarkët, teksa theksoi se nuk interesohet për t’iu ardhur në ndihmë familjeve në nevojë dhe pensionistëve që jetojnë vetëm.

 

Po ashtu, ai kërkoi nga ministrja Olta Xhaçka dhe kryeministri Edi Rama që të japin shpjegime për vonesën me 1 muaj të tenderit për blerjen e ushqimeve.

 

“Të dashur shqiptarë, nga data 12 Mars 2020, Partia Demokratike i ka bërë thirrje Qeverisë që të sigurojë ushqime dhe ndihma për familjet në nevojë dhe pensionistët e vetmuar në këtë situatë të rënduar. Ministria e Mbrojtjes drejton Rezervat e Shtetit dhe vetëm pas presionit të Opozitës dhe qytetarëve, 10 ditë pas fillimit të krizës, filloi shpërndarjen e ndihmave, në mënyrë selektive, si të ishit njëri i nënës, tjetri i njerkës. Qeveria bën propagandë me Rezervat e Shtetit se ka furnizim për 3 muaj me ushqime. Gënjen! Të dashur shqiptarë, rezervat e shtetit kanë zero ushqim për ju! Nuk e kanë mendjen te ju! Nuk u duhet fare, nëse frigoriferin e keni plot apo bosh, nëse keni ilaçe, nëse ju ngelin lekë për të paguar dritat apo ujin, jo! E kane mendjen si të vjedhin, si të ndajnë paratë tuaja me miqtë dhe oligarkët. Ju jeni pa bukë, Edi Rama dhe Olta Xhaçka sapo dhanë nje tender 1,5 milion euro. Alo Edi, Alo Xhaçka, Dilni jepni shpjegime pse u vonua 1 muaj tenderi për blerjen e ushqimeve! Si u përzgjodh kompania fituese e tenderit, me apo pa garë? Kush e fitoi tenderin?  Në pritje të përgjigjeve nga Alo Qeveria!”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *