Kombëtarja e Federatës Shqiptare të Rafting “Albanian Eagle” garoi në Kampionatin Botëror të Rafting 2021 i cili u zhvillua në Francë L’Argentière-La Bessée nga data 28 Qershor deri në 3 Korrik.

 

Delegacioni që garoi në kategorinë e meshkujve ishte i përbërë nga kapiten Ali Spathara, Behar Zeqo, Franci Korane, dhe Geri Spathara.

 

Atletë nga 29 vende të botës ishin në Alpet Franceze ku garuan ne tre disiplina: Downriver(zbritje në lumë),Slalom(zbritje me pengesa) dhe  H2H(kokë më kokë)

 

Kombëtarja jonë”Albanian Eagle” shkëlqeu në të treja disiplinat duke u renditur në 16-shen më të fortë.

 

“Kampionati Botëror i Rafting është një mundësi e shkëlqyer promovimi  për Shqipërinë si një destinacion fantastic për rafting dhe sportet ujore.Pjesëmarja në evente të tilla botërore trgon se sport i Rafting në Shqipëri është me standarte Europiane .Gjithashtu kampionati Botëror i Rafting është një mundësi e mire takimi për guidat e rafting nga e gjithë bota dhe nuk ka të bëjë vetëm me medaljet por edhe me  ndarjen e momenteve, krijimin e kujtimeve dhe zbulimin e pikëpamjeve të reja të cilat na bëjnë të gjithëve të rritemi”  –shprehet Presidenti i Federatës Shqiptare të Rafting, Zamo Spathara.

15 udhëzues të rinj nga qytete të ndryshme të Shqipërisë (Përmet,Elbasan,Dibër,Skrapar,Berat) janë formuar gjatë muajve të fundit nga Presidenti i Federatës Kombëtare të Shqipërisë Zamo Spathara në bashkëpunim me Andrea Gatti,drejtori teknik i Federatës Shqiptare të Rafting dhe trainieret Daniele Corsi dhe Fabio Corsi nga Italia, duke ndarë përvojat e tyre të lumenjve në anën tjetër të detit Adriatik.

 

Kjo është hera e tretë që Federata Shqiptare e Rafting mer pjesë në Kampionatin Botëror të Rafting pas përfaqësimit në 2012 mbajtur në Republikën Çeke dhe në 2018 në Itali.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *