Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka frikë të bëjë testin e drogës. Duke marrë shkas nga rasti i kryebashkiakut të Bulqizës, Vokshi tha në një deklaratë për mediat se i pari i qeverisë refuzon të bëjë testin e drogës në përballjen gjyqësore me të.

 

“Opinioni publik duhet ta dijë se në përballjen që unë kam me të në gjykatë, Edi Rama refuzon të bëjë testin e drogës. Me seancën e sotme numri i refuzimeve nga ana e Edi Ramës për të bërë testin e drogës, shkon në katër. I kam kërkuar gjykatës ta marrë provën e testit të drogës si pjesë e procesit gjyqësor të hapur prej vetë Edi Ramës ndaj meje, pasi ai u ndie i fyer nga një postim për checkup-in.”

 

Sipas demokrates, Edi Rama është i frikësuar për ta bërë këtë test sepse është përdorues i lëndëve narkotike.

 

“Edi Rama ka frikë nga testi i drogës si djalli nga temjani, prandaj vazhdon ta refuzojë duke përdorur çdo mjet dhe mënyrë. Një kryeministër që merr vendime të rëndësishme nën efektin e drogës është një rrezik i madh për vendin dhe qytetarët e tij, prandaj, Edi Rama duhet të lejojë gjykatën që të bëjë transparencë.”

 

Albana Vokshi kërkoi edhe një sqarim nga kryeministri se pse nuk bën publike kontratën koncesionare të checkup-it, për të cilën janë edhe në gjyq për shpifje. Për këtë kontratë, Vokshi siguroi qytetarët se do të anulohet sapo PD të vijë në pushtet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *