Alarm për bombë në një avion të “Air France”  në Paris, i cili vinte nga Afrika.

 

Dyshohej se në avion kishte një sasi eksplozivi. Autoritetet dhanë urdhër dhe menjëherë u bë evakuimi i pasagjerëve.

 

Raportohet se avioni u ul në tokë pa incidente.

 

Ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin tha se udhëtarët e avionit kanë zbritur teksa deri më tani nuk është gjetur asnjë pajisje shpërthyese, por hetimi vijon.

 

Ndërkohë, është ngritur një grup qeveritar me kërkesë të kryeministrit, i cili do të merret me hetimin e rastit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *