Subscribe

Ofensiva e forcave irakiene dhe avionëve të Komunitetit Ndërkombëtar, për të rimarrë kontrollin e Mosulit, mund të nxisë rritjen e kërcënimit të militantëve xhihadistë në vendet e Bashkimit Europian. Alarmi është ngritur nga eurokomisioneri për sigurinë në BE, Xhulian King, në një intervistë për të përditshme gjermanen “Die Ëelt”.
Zyrtari i lartë i unionit deklaroi se gjysma e 5 mijë luftëtarëve të ISIS të vendosur në Mosul, janë nga vendet e Bashkimit Europian dhe humbja e kontrollit të këtij qyteti nga organizata terroriste mund të sillte kthimin e tyre në atdhe. Edhe sikur numri i të kthyerve do të ishte i vogël, kërcënimi për vendet e unionit, do të ishte shumë i madh paralajmëroi eurokomisioneri, i cili kërkoi marrjen urgjente të masave për këtë rrezik.
Një koalicion i të paktën 34 mijë trupave nga forcat e sigurisë irakiene, luftëtarë kurd, arabët sunit dhe forcat paramilitare shiite, të mbështetur nga SHBA dhe vende të tjera të unionit, kanë nisur ofensivën e tyre drejt Mosulit për të rimarrë kontrollin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *