Ylli i Hollywood-it, Tom Hanks dhe bashkëshortja e tij, Rita Wilson janë diagnostikuar me koronavirus.
Ka qenë vetë aktori i cili përmes një postimi në “Instagram” pohoi se rezultuan pozitivë me COVID 19. Ata u testuan pas simptomave si lodhje, ftohje dhe dhimbje trupi.
Hanks ndodhet në Australi duke punuar për produksionin e një filmi rreth jetës së këngëtarit, Elvis Presley.
“Për të bërë gjënë e duhur, u testuam për koronavirus dhe analizat rezultuan pozitive. Po mirë. Çfarë të bëjmë tani? Mjekët kanë protokolle që duhen ndjekur. Ne do testohemi, vëzhgohemi dhe izolohemi për sa kohë të jetë nevoja. Do t’ju mbajmë të përditësuar. Kujdesuni për veten”, shkruan mes të tjerash Hanks.





