Subscribe

Me hyrjen ne fuqi te akteve te miratuara nga Parlamenti ketë te premte presidenti i Republikës, kryeministri, ministrat, deputetet, kryetaret e bashkive e çdo funksionar tjetër i larte ne Shqipëri ka vetëm 2 muaj kohe per te plotësuar formularin e vetëdeklarimit. Ne ketë dokument me 9 faqe, janë gjithsej 8 pyetje, te cilave duhet t’iu përgjigjet çdo zyrtar apo i zgjedhur; pyetje qe kane lidhje me ndryshimin e emrit, dënimin nga gjykata, arrestimin, dëbimin e deri me qëndrimin per me shume se nje muaj jashtë Shqipërisë. Plotësimi i këtij formulari është hapi i pare për çdo person qe kërkon te zgjidhet apo te emërohet ne nje post te larte ne administrate dhe per deklarim te rreme dënohet me burgim. Vendimi i miratuar nga Parlamenti detyron organet përgjegjëse qe te krijojnë nje strukture te posaçme per administrimin e formularit te vetedeklarimit. Ndërkohe qe Prokurori i Përgjithshëm duhet te krijoje një strukturë të re pranë institucionit qe drejton, ne zbatim te ligjit për dekriminalizimin.
Tashme organi përgjegjës per administrimin e formularit është i detyruar qe per çdo person qe zgjidhet apo emërohet ne nje funksion te larte para fillimit te detyrës të verifikojë të dhënat e deklaruara nga personi. Ne rastet kur ka indicie ky organ i kërkon Prokurorisë se Përgjithshme qe brenda 5 ditëve te beje verifikimin e plote te personit. Verifikim nga Prokuroria, organi kërkon edhe per rastet kur pretendimi vjen nga një prej subjekteve qe gëzojnë te drejtën e nismës per verifikim. Ajo qe bie ne sy është se kërkuesi gjobitet me 100 000 lekë, kur pas kryerjes së verifikimit, shkresa e tij dukshëm është kryer me të dhëna të pavërteta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *