Aksionet masive të dy ditëve të fundit të RENEA-s dhe FSHN, kanë vënë në pranga dy ish-deputete të partisë Socialiste dhe 27 persona të tjerë të përfshirë në krim.

 

Arrestimi i Arben Ndokës dhe ish drejtorit të Burgjeve Arben Çuko, ka ngjallur debat jo vetëm në shoqëri, por dhe në radhët partiake për shkak të kaluarës së këtyre dy personave me politikën.

 

Në një panel të ftuarish në emisionin Real Story, te gazetarit Sokol Balla, është diskutuar për lidhjet që ka politika me krimin, sa e vështirë është kjo shkëputje.

 

Sipas analistëve aksioni policor ka bërë shumë bujë në vend për shkak jo vetëm të arrestimeve të shumta, por dhe të ndalimit të disa personave që janë të njohur në publik. Ata i kanë cilësuar këto operacione sa politike dhe aktuale, si një mënyrë për të treguar ndërkombëtarëve se Shqipëria po lufton krimin që është prezent në vend.

 

Kryetari i Shoqatës së Punonjësve të Policisë në Lirim, Aleks Hajdari argumenton se i gjithë ky aksion është planifikuar për të nxjerr në pah, punën dhe nismën që duket se qeveria ka marrë kohët e fundit për të luftuar krimin. Sipas tij e veçanta e këtij aksioni është mënyra se si paratë tranferohen nga krimi në xhepat e pushtetarëve siç është dhe rasti i arrestimit të ish-drejtorit të Burgjeve Arben Çuko. Ndër të tjera ai thekson se në vendin tonë mund të kemi një numër të madh laboratorësh të përpunimit të kokainës.

 

“Eksistenca e laboratorëve të përpunimit të kokainës në vendin tonë, siç është zbulimi i Laboratorit të Hasit para pak ditësh, i dyti i zbuluar në pak vite, me bën të flas i sigurt ka dhe shumë raste të tjera,  tregon tashmë se vendi është bërë një korridor kalimi i drogës së pastër, duke bërë të marrë tashmë statusin e vendit kryesor të përpunimit të Canabis Sativa.”

Nga ana tjetër Arjan Dyrmishi, ekspert për çështjet e sigurisë, është shprehur se lidhja e krimit me politikën dhe pse është e vështirë të vertetohet është ekzistente në vendin tonë.

 

“Shkalla e hapjes së krimit në Shqipëri është shumë e madhe. Nuk është e vertetuar se në Shqipëri krimi është i lidhur me politikën, por është e vertetuar lidhja që ka ekonomia me krimin, është një tregues i lidhjes indirekte politikë-krim. Ky tashmë është një trekëndësh i lidhur ngushtë në marrëdhënie të ndërsjelltë me njëri tjetrin, dhe për ti bërë ballë një situate të tillë duhet edhe një dekadë tjetër.”

 

Gjithashtu  Dyrmishi, ka theksuar faktin se kur kalon nga trafikimi i 1 kg kokaine në 10 kg heroinë, tregon se krimi ka rritur vetbesimin se si sillet. Shkalle e re e maturimit, krijimi i laboratoreve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *