Subscribe

Dalja nga rruga i nje autobusi 4 kilometra larg qytetit te Burrelit ka plagosur rende dy pasagjere e ka lënduar lehte dhjete te tjerë. Mjeti i linjës Burrel – Tiranë është përplasur me anën e sipërme të rrugës në afërsi të vendit të quajtur “Ura e Karicës”. Për pasojë dy nga pasagjerët e ndodhur ne vendet e para kanë pësuar dëmtime të rënda. Një grua është dërguar në qendrën e Traumës në Tiranë me helikopter. Ndërsa të lënduarit e tjerë janë dërguar menjëherë në spitalin e Burrelit për të marrë ndihmën e parë. Pas hetimeve te para ne vendin e ngjarjes, policia ka ngritur dyshime se aksidenti mund te ketë ndodhur si pasoje e nje defekti teknik. Pasagjeret kane pohuar se shoferi i autobusit ka tentuar të ndaloje rreth 100 metra më pare vendit te përplasjes, por nuk ka funksionuar sistemi i frenimit. Megjithatë manovrimi i duhur i drejtuesit e mjetit ka parandaluar një tragjedi me te madhe, pasi autobusi mund te kishte rënë edhe në anën e poshtme të rrugës, do të kishte përfunduar 100 metra në humnerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *