Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik i kësaj të marte në autostradën Durrës-Tiranë.
Burime nga spitali bëjnë me dije se nga përmbysja e furgonit të linjës Berat-Tiranë, kanë humbur jetën dy persona, shoferi dhe një nga pasagjerët.
Ndërkohë kanë mbetur të plagosur edhe 12 persona, 7 prej të cilëve në gjendje të rëndë shëndetësore. Mes të plagosurve janë edhe dy të mitur.
Informacion mbi gjendjen e të lënduarve gjatë aksidentit në autostradën Tiranë – Durrës
Në QSUT aktualisht ka 12 persona të lënduar, 7 prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore.
Një prej pasagjerëve ka mbërritur në spital pa shenja jete.
/vizionplus.tv





