Nxënësit e klasave të nënta në të gjithë vendin iu nënshtruan këtë të martë provimit të gjuhës së huaj, duke mbyllur zyrtarisht procesin e provimeve kombëtare të arsimit bazë.
Sipas nxënësve, testi ishte më i lehtë krahasuar me provimet e tjera. Ata e vlerësuan procesin si të rregullt dhe thanë se hasën pak vështirësi vetëm në pjesën e gramatikës.
“Ne u testuam në anglisht. Testi ishte nivel shumë i lehtë, asnjë nxënës nuk do të ketë vështirësi për notën. Më të vështirë do quaja matematikn, anglishtja është gjuhë mësohet në mënyra të ndryshme, vjen natyrshëm.”
Nxënësit shprehen se gjuha angleze është bërë më e afërt edhe falë përdorimit të përditshëm të saj, në rrjetet sociale dhe komunikimin online.
“Anglishja nga brezi i ri flitet më shumë se gjuha shqipe. Është e mësuar nga çdo platformë më shumë se gjuha shqipe që flasim me prindërit apo shoqërinë.”
Me përfundimin e këtij testi mbyllet cikli i provimeve kombëtare për 29 mijë nxënësit e klasave të nënta në të gjithë vendin, ndërsa notat do të merren pranë shkollave përkatëse.
Nxënësit gjithasshtu pohojnë se kanë nisur kërkimin e informacioneve për të përzgjedhur edhe gjimnazet që do të ndjekin në vijim.





