Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mëngjesin e së hënës në autostradën Fushe Krujë-Milot, në drejtim te fshatit Derven. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 3:30, kur automjeti tip Opel Korsa, ka përplasur një 50 vjeçar që po udhëtonte me motoçikletë. Për shkak të plagëve të marra, ai ka mbetur i vdekur ne vend. Viktima identiteti i të cilit ende nuk dihet është dërguar në morg. Ndërkohë, policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit, Flamur Karaj 32 vjeç me banim në Mamurras. Sipas policisë, shkak i aksidentit është bere shpejtësia e madhe, me te cilën po udhëtonte makina.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *