Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj gjatë fjalës së tij në seancën parlamentare zhvilluar këtë të enjte deklaroi se qeveria i ka garantuar 26 mijë lekë familjeve në nevojë dhe se ndihmës ekonomike është dyfishuar për tre muaj.

Ai theksoi se janë rreth 2700 persona që kanë përfituar nga dyfishimi i pagesës së papunësisë, ndërsa tha se në zyrat e punës rëgjistrohet një fluks i lartë në rritje të aplikimeve për pagesën e papunësisë. 

“Qeveria e ka kaluar momentin e të vetëpunësuarit pa pagesë dhe e ka konsideruar me pagesë dhe i ka garantuar 26 mijë lekë mijë familje në nevojë dhe të gjithëve iu është dyfishuar pagesa e ndihmës ekonomike gjë që e kalon ndihmën ekonomike mujore për të tre muaj në rreth 160 mijë lekë të vjetra. Edhe për të papunët me pagesë papunësie dhe për ta është dyfishuar pagesa e papunësisë, janë rreth 2700 persona. Në zyrat e punës sot ka një fluks të rëndësishëm në rritje që aplikojnë për pagesën e papunësisë në bazë së ligjore, dhe në maj brenda grupit që për pagesë papunësie do të përfshihen edhe 1500 veta të tjerë.”

Sa i përket paketës së dytë, Ahmetaj u shpreh se është 7 miliardë lekë  dhe së është fokusuar tek biznesi dhe tek të gjithë ata persona që janë sot të papunë si pasojë e situatës së shkaktuar nga koronavirusi.

“Nuk mund të le pa përmendur tek paketa e parë edhe instrumentin e garancisë sovrane që ju bën të mundur të gjitha sipërmarrjeve që të paraqiten në banka për kredi me risk zero ndërsa interesin e ka marrë buxheti i shtetit në paketën e dytë. Situata është dinamike, paketa e dytë është 7 miliardë lekë dhe është fokusuar tek biznesi i madh dhe i vogël, dhe tek të papunët që kanë dal për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi. Të punësuar dhe të vetëpunësuar marrin 40 mijë lekë brenda paketës janë 66 mijë qytetar të tjerë të cilët për shkak të situatës kanë humbur punën”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *