Subscribe

Pas tre muajsh magji dhe spektakël, Ferma “VIP” kurorëzon edicionin e parë të saj, në një natë finale të ethshme që vendos gjashtë konkurrentët jo vetëm përballë gjykimit të publikut përmes televotimit, por edhe sfidave që identifikojnë këtë reality shoë.

Kush do të fitojë 100 mijë euro mes Çiljeta Xhilagës, Dijonis Bibës, Baby G, Ditea Berishës, Florjan Agalliut dhe Renis Gjokës, të cilët gjatë kësaj kohe na kanë treguar jo vetëm vlerat njerëzore dhe mirësi, por na kanë dhuruar edhe shumë emocione të forta, duke mbajtur mbërthyer para ekranit miliona teleshikues nga e gjithë bota.  Edhe në këtë finale të madhe, moderatorja Fjoralba Ponari dhe kryeplaku Bes Kallaku, sëbashku me opinionistët Sonila Meço, Armina Mevlani dhe Enkel Demi do të zhvendosen nga studiot qendrore në arenën e “Ferma VIP”, aty ku skena është bërë gati për natën e madhe.

Nën drejtimin e producentes Holta Dulaku, “Ferma VIP” solli risi në televizionet shqiptare, duke e bërë këtë reality shoë-n më edukativ dhe të ndjekur. Një patentë ndërkombëtare e shpërndarë dhe realizuar në më shumë se 50 shtete të botës, 30 prej të cilëve me edicione të përvitshme, duke nisur nga viti 2001, erdhi për herë të parë në Shqipëri në ekranin e Vizion Plus.

Votimi vijon të jetë i hapur dhe çdo kush mund të votojë për të preferuarin e tij, nga Shqipëria në numrin 51115, nga Kosova në numrin 55778 nga Greqia në numrin 54334, nga Zvicra në numrin 9292, nga Maqedonia e Veriut në numrin 141547, nga Gjermania në numrin 44144 dhe nga Franca në numrin 71071.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *