Kandidati për kreun e Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka shpalosur platformën e tij me katër pika për drejtimin e kësaj force politike.

 

Në pikën e parë, Shehaj flet për ndryshimin e statutit, duke i ndaluar mundësinë për rikandidim çdo kryetari që humbet zgjedhjet e përgjithshme.

 

Po ashtu, Shehaj planifikon se kandidatët për postet politike si deputetë, kryetarë bashkie, anëtarë këshillash bashkiak, do të zgjidhen përmes sistemit një anëtar-një votë.

 

Pika e tretë ka të bëjë me zbatimin e sistemit elektronik për votimet nga anëtarësia.

 

Ndërsa në pikën e katërt, theksohet se do të bllokohen financimet për PD-në, nga sipërmarrës të mëdhenj, përfitues të fondeve publike apo të përfolur në afera.

 

“Partia Demokratike ka nevojë për reforma të thella. Ajo duhet të bëhet më e lirë, më meritokratike dhe më transparente ndaj publikut. Kështu do shpërblehen ata që e çojnë në fitore, kështu do mund të afrohen anëtarë të rinj dhe të aftë. Plaftorma që propozoj përmban këto 4 pika. #partiaqefito”, shkruan Shehaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *