Subscribe

Prokuroria e Tiranës mori dëshminë e kreut të ARSH-së, Afrim Qendro, lidhur me hetimet që po kryen lidhur me skandalin e kompanise Dh Albania e cila fitoi tenderin e unazes se re me dokumente te falsifikuara.

 

Qendro u pyet për dy orë me rradhë, pasi cilësohet si një nga personat që ka djeni rreth procedurav ete tenderit.

 

Burime pranë organit të akuzës sqaruan për Vizion Plus, se kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar ka mohuar në mënyrë kategorike se ka shkelur ligjin për tenderin.

 

Më herët, për këtë çështja janë marrë në pyetje edhe 5 zyrtarë terrugeve, të cilët gjithashtu kane thene se procedurat e tenderit nuk ka pasur shkeje.

 

Prokuroria e Tiranës është në pritje të marrjes në pyetje të 26 vjeçarit Avdiol Dobi, i cili rezulton të jetë personi që ka lidhur kontratat në emër të kompanisë DH Albania. Pavarësisht 4 fletë thirrjeve që i janë bërë, ai nuk është paraqitur.

 

Në pyetje u mor edhe kreu i Operatorit të Sistemit të Transmetimit Klodian Gradeci.

 

Prokurorët janë duke kontrolluar regjistrat e sekuestruar për dy tenderat me vlerë 30 milionë euro si dhe kontratat e lidhura me kompanine DH ALBANIA.

 

Ndërkohë, nga verifikimet e bëra në SHBA, rezulton se kompania ka ndryshuar me qëllim datën e themelimit të saj, në mënyre që të fitonte tenderin 18 milionë euro të lotit të parë të Unazës së Re. Pikërisht këto verifikime, prit t’i vihen në dispozicion edhe hetuesve në  vendin tone.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *