Subscribe

Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur pyetjes së gazetares nëse pas vendimit të Departamentit Amerikan të Shtetit qëndron George Soros.

 

Berisha nuk e “vuri gishtin” tek Soros, por përmendi se e ka sulmuar hapur si kryespekulant të planetit dhe armik të demokracisë shqiptare.

 

Po ashtu, ai u ndal edhe tek ndryshimi i kufijve, ku theksoi se ka dalë gjithnjë kundër kësaj çështjeje.

 

“Jo nuk e them që është George Soros por them se kam qenë i pari që kam kundërshtuar ndarjen e Kosovës dhe ndryshimin e kufijve. Ishte bërë një lobim aq i fuqishëm sa ju nuk mund ta imagjinoni. Por interesi i vendit tim e kërkonte që unë të thosha atë që mendoja. Unë kam qenë një prej njerëzve me qëndrimin më të fortë në luftën kundër drogës. Kam përdorur mjetet e mia për të denoncuar bandat ku janë ku s’janë me radhë, e kam bërë këtë. Kam sulmuar haptazi George Soros, kryespektulant të planetit.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *