Me ardhjen e të nxehtit, mushkonjat gjithashtu kanë filluar të shfaqen. Këto insekte, përtej bezdisjeve që shkaktojnë me pickimet e tyre, janë bartës të një sërë virusesh, bakteriesh ose parazitësh që mund të shkaktojnë pak a shumë sëmundje serioze. Shumë njerëz po pyesin nëse prania e tyre mund të kontribuojë në një përhapje të mëtejshme të koronavirusit duke përkeqësuar epideminë.

A është e mundur që virusi të transmetohet pasi një mushkonjë pickon një person të infektuar dhe më pas një të shëndetshëm, ashtu siç ndodh me sëmundje të tjera? Edhe pse aktualisht nuk ka prova specifike shkencore, studiuesit, bazuar në elementë të njohur të këtyre insekteve, përjashtojnë që mushkonjat mund ta shpërndajnë COVID-19. Për t’u infektuar, një mushkonjë duhet të mbart patogjenin brenda dhe kjo nuk ndodh në rastin e koronavirusit. Mushkonja nuk është e infektuar dhe për këtë arsye nuk mund të infektojë njerëz të tjerë.

Ekzistojnë shumë viruse që nuk mund të mbijetojnë ose infektojnë mushkonja, siç është ajo e Ebola ose HIV. Kjo ndodh sepse disa agjentë infektues nuk janë në gjendje të përshtaten me organizmin e tyre ose madje kanë nevojë për një kohë inkubacioni më të gjatë se vetë jeta e mushkonjës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *