Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
07 May 2026
Vizion fokus

Dembele vendos, Kane nuk mjafton! PSG ndal Bayernin dhe...

Sulmet izraelite në Gaza, humbin jetën pesë persona

I gjetën armë zjarri me vete, arrestohet në Rinas...

Macron dënon sulmet e pajustifikuara kundër Emirateve të Bashkuara...

Berisha në takim me demokratët: Protestat do të vazhdojnë...

Ndryshime në Qeveri/ Lirohet nga detyra zv.ministrja e Ekonomisë,...

Trump paralajmëron sulme shumë më të fuqishme nëse Irani...

Sonte Bayern-PSG në Vizion Plus, publikohen formacionet zyrtare

U pezullua pas aksidentit tragjik në Durrës, Afrim Tafa...

Lituania shpreh gatishmërinë që të presë 5000 trupat amerikane...

A e ka virusi Corona origjinën nga laboratori?

4 Mars 21:35

A ka ardhur virusi korona megjithatë nga një laborator? Informacioni i ri i shërbimeve sekrete ka bërë që Departamenti Amerikan i Energjisë të arrijë në konstatimin se virusi korona është një gabim në një laborator në Kinë – edhe pse, siç shkruan “Wall Street Journal”, raporti është konsideruar si një raport me “besim të ulët” (low confidence).

Në këtë mënyrë një institucion tjetër amerikan, pas FBI-së, e konsideron të pranueshme teorinë se virusi korona “ka dalë” nga një laborator në Wuhan të Kinës, por kjo ende nuk pranohet nga shumica e institucioneve qeveritare.

Pekini iu përgjigj pretendimeve të FBI-së: Kina kundërshton çdo formë të manipulimit politik nën pretekstin e kërkimit të origjinës së virusit korona, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze Mao Ning. “Përfshirja e shërbimeve sekrete në çështjet shkencore është në vetvete një politizim i çështjes.

Nuk ka konsensus për origjinën e virusit

Edhe zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA, John Kirby, pranoi se nuk ka konsensus brenda qeverisë Biden për origjinën e virusit korona. Presidenti ende beson se është e nevojshme të hetohet origjina e virusit, sepse kjo është mënyra e vetme për të luftuar me sukses kundër pandemive të ardhshme, theksoi Kirby.

Këshilltari kryesor për sigurinë i Biden, Jake Sullivan, foli në mënyrë të ngjashme fundjavën e kaluar. “Nëse marrim më shumë informacion të brendshëm, ne do ta ndajmë atë me Parlamentin dhe popullin amerikan,” tha ai. Por për momentin nuk ka një përgjigje të sigurt nga shërbimet sekrete në pyetjen rreth origjinës së virusit.

Shtohet presioni ndaj Kongresit

Nuk është rastësi që Sullivan po punon kaq shumë për të qetësuar Kongresin. Gjithnjë e më shumë anëtarë të Kongresit po bëjnë presion për të ndriçuar përfundimisht këtë çështje – dhe jo vetëm ata nga opozita.

“Është një raport shumë shqetësues,”thotë kongresmeni demokrat Ro Khanna. Se cili nga institucionet amerikane ka vërtet të drjetë mund të sqarohet me siguri vetëm nëse Kina do të siguronte transparencë më të madhe, tha Khana. Por, para kësaj, SHBA-ja do të duhej të pastronte para dyerve të veta: Biden duhet të sillte në të njëjtën tryezë të gjitha institucionet që punojnë në këtë çështje, të shkëmbejnë informacionet që kanë dhe të arrijnë në një përfundim të përbashkët, tha kongresmeni demokrat.

Burimet e opozitës

Për opozitën është e mirëpritur që institucione të ndryshme qeveritare shprehin qëndrime të ndryshme. Republikanët kanë kështu më shumë hapësirë për sulme ndaj presidentit Biden, por edhe ndaj rrjeteve sociale si Facebook dhe Twitter, të cilat dikur hiqnin postimet ku thuhej se virusi mund të ketë origjinën nga një laborator.

Demokrati Khan e quan atë censurë: “Ishte e gabuar mbyllja e gojës së atyre që folën për incidentin në laborator,” tha ai. Nëse edhe Departamenti amerikan i Energjisë e konsideron të mundshme këtë teori, atëherë edhe ajo duhet të trajtohet me seriozitet./DW

Posted Under:
Bota Kryesoret Sociale
Tagged:
corona Laborator virus

Nga e njëjta kategori

Sulmet izraelite në Gaza, humbin jetën pesë persona

më shumë...

I gjetën armë zjarri me vete, arrestohet në Rinas Aurel Deliu, pjesë e grupit të Marklen Hakës

më shumë...

Macron dënon sulmet e pajustifikuara kundër Emirateve të Bashkuara Arabe

më shumë...

Trump paralajmëron sulme shumë më të fuqishme nëse Irani refuzon marrëveshjen

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:09

Dembele vendos, Kane nuk mjafton! PSG ndal...

10:38

Sulmet izraelite në Gaza, humbin jetën pesë...

10:23

Ka 3 momente në jetë kur truri...

9:45

I gjetën armë zjarri me vete, arrestohet...

9:24

Macron dënon sulmet e pajustifikuara kundër Emirateve...

8:55

Berisha në takim me demokratët: Protestat do...

8:40

Ndryshime në Qeveri/ Lirohet nga detyra zv.ministrja...

8:36

Trump paralajmëron sulme shumë më të fuqishme...

8:10

Sonte Bayern-PSG në Vizion Plus, publikohen formacionet...

7:32

U pezullua pas aksidentit tragjik në Durrës,...

7:28

Lituania shpreh gatishmërinë që të presë 5000...

7:04

Qeveria ndryshon skemën e dëmshpërblimit për ish-të...

6:53

Sejko: Norma bazë e interesit mbetet e...

6:43

Përmbyset zetori në arë, humb jetën 57-vjeçari...

6:43

“E quante veten bisha e rrugës”, banori:...

6:40

Memorandumi amerikan për paqe, Irani: Është më...

6:35

Mbape kundër kritikëve: Fjalët janë thënë pa...

6:27

Presidenti Begaj takon Michael Granoff, fokus te...

6:18

Trump: Ekziston mundësia për arritjen e një...

6:16

Furnizonte Venecian me drogë, arrestohet në Tiranë...

Më të klikuarat

  • Kush është fermerja që u largua nga Ferma Vip
  • Sjellja e Fabjolës, AGAI hap televotimin e jashtëzakonshëm!
  • A duhet të qëndrojë në Ferma VIP Fabjola? Adion reagon pas t...
  • “Nuk di a e meriton të rrijë më aty brenda ajo vajzë...
  • Dënohet me vdekje korrieri që rrëmbeu dhe vrau 7-vjeçaren në...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.