Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
26 June 2026
Vizion fokus

“Më irriton arroganca e Ramës”/ Aktivisti tregon skenarin e...

“Rama bën kopshtarin, blogerin, jo kryeministrin”, Caca: Nuk merret...

Rama publikoi foton e tij para Kryeministrisë, aktivisti në...

Mbyllet protesta, qytetarët nisin marshimin

E frikshme, gjarpri futet brenda një biznesi në Fier

Largimi i Marjana Koçekut nga PS, a do t’i...

Kush po e organizon protestën? Përgjigjet Muçi, tregon çfarë...

“Berisha një “kufomë” politike”, Muçi: Mekanizmi i patronazhistëve ka...

Shpalljet non-grata dhe linçimi publik, Muçi: Qëllim për të...

Çfarë ka arritur protesta deri më sot? Muçi në...

A duhet të transmetohen në televizion gjyqet e ish-presidentit Trump?

10 Gusht 19:14

Shumë shtete amerikane lejojnë transmetimin e seancave nga salla e gjyqit, por gjykatat federale nuk e bëjnë një gjë të tillë. Disa ligjvënës amerikanë po përpiqen ta ndryshojnë këtë rregull për gjyqet e pritshme federale të ish-presidentit Donald Trump.

Transmetimi në televizion i gjyqeve të ish-presidentit amerikan Donald Trump, do të ngjallte interes masiv.

 

Por meqenëse kamerat janë të ndaluara në gjykatat federale, skicat nga seancat janë të vetmet që përshkruajnë paraqitjet e tij të fundit në Uashington dhe Majami.

 

Ndryshimi i rregullave kundër procedurave televizive do të ishte një proces kompleks, por disa ligjvënës demokratë dhe madje edhe avokati i zotit Trump, John Lauro, argumentojnë se kamerat në gjykatë do të përmirësonin transparencën.

 

Por disa të tjerë, përfshirë bordin editorial të gazetës The Wall Street Journal, druhen se prania e kamerave mund të ndikojë negativisht në procedurat e gjykimit. Ish-prokurori federal Mark MacDougall është dakord.

 

“Mendoj se bëhet fjalë për ndikimin që mund të ketë tek pjesëmarrësit në gjyq, gjykatësit, avokatët, dëshmitarët e kështu me radhë”, thotë ai.

 

Të tjerë argumentojnë se në politikën tejet të polarizuar të Amerikës, ku debatohet edhe për faktet bazë, transmetimi me kamera mund të jetë kritik për llogaridhënien, siç thotë analisti politik Calvin Dark.

 

“Nëse nuk ka kamera në sallën e gjyqit, ekziston mundësia e keqinformimit ose dikush që ndodhet në sallën e gjyqit mund të keqinterpretojë ose të nxjerrë jashtë kontekstit atë që po ndodh në të vërtetë.”

 

Zoti Trump do të jetë kandidat presidencial kur të dalë në gjyq. Eksperti i shkencave politike, Dean Lacy thotë se është e vështirë të parashikohet se si do të ndikonte transmetimi televiziv në popullaritetin e tij.

 

“Kjo mund të mobilizojë përkrahësit e tij dhe t’i japë atij kohë televizive falas në mes të zgjedhjeve brenda partisë. Por mund të kthehet edhe në dizavantazh. Ai mund të inkriminojë veten, mund të humbi reputacionin mes të pavarurve, ndoshta mes disa prej mbështetësve të tij kryesorë”, thotë ai.

 

Pothuajse të gjitha shtetet lejojnë kamera në sallat e gjyqit. Raste të profilit të lartë si gjyqi i O.J. Simpsonit nën akuzat për vrasje, apo ai ndaj oficerit të policisë Derek Chauvin për vdekjen e afrikano-amerikanit George Floyd, u transmetuan drejtpërdrejt. Një aktpadi e re ndaj ish-presidentit Donald Trump për akuza të lidhura me zgjedhjet pritet në fund të kësaj jave në Xhorxhia, ku kamerat lejohen në sallat e gjyqit nëse gjykatësit e miratojnë një gjë të tillë./VOA/

Posted Under:
Bota Kryesoret Uncategorized
Tagged:
Donald Trump Gjykata Federale Media Seancë gjyqësore

Nga e njëjta kategori

Largimi i Marjana Koçekut nga PS, a do t’i hapë dyert Lëvizja Bashkë? Ja çfarë thotë Redi Muçi

më shumë...

Çfarë ka arritur protesta deri më sot? Muçi në Quo Vadis: Ka lëvizur gjithçka, mendoj që do të sjellë dorëheqjen e Ramës

më shumë...

Tmerr në ajër, piloti pëson krizë epileptike gjatë fluturimit

më shumë...

Anija cisternë goditet nga një raketë e panjohur në Oman

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lemon Soda

Minute pas minute

10:36

“Më irriton arroganca e Ramës”/ Aktivisti tregon...

10:23

“Rama bën kopshtarin, blogerin, jo kryeministrin”, Caca:...

10:14

Rama publikoi foton e tij para Kryeministrisë,...

10:10

Mbyllet protesta, qytetarët nisin marshimin

9:52

E frikshme, gjarpri futet brenda një biznesi...

9:45

Largimi i Marjana Koçekut nga PS, a...

9:35

Kush po e organizon protestën? Përgjigjet Muçi,...

9:33

“Berisha një “kufomë” politike”, Muçi: Mekanizmi i...

9:23

Të shtëna me armë zjarri në Shkodër

9:22

Shpalljet non-grata dhe linçimi publik, Muçi: Qëllim...

9:18

Çfarë ka arritur protesta deri më sot?...

9:14

Tmerr në ajër, piloti pëson krizë epileptike...

8:45

Anija cisternë goditet nga një raketë e...

8:32

Tërmeti në Venezuelë/ Ushtria amerikane mobilizohet në...

8:05

Ukraina godet depo nafte e ura strategjike

7:39

Asteroid që mund të shkaktonte katastrofë globale...

7:15

Dita e 26-të e protestës, nis grumbullimi...

6:51

Andy Burnham mund të marrë drejtimin e...

6:50

Protesta/ Bllokuan qarkullimin gjatë marshimit në rrugët...

6:31

Jo vetëm lavamani, zbuloni vendet ku grumbullohen...

Më të klikuarat

  • “Marsi te Binjakët do t’ju detyrojë të bëni ndry...
  • Frikë për 100 mijë të vdekur në Venezuelë, lagje të rrafshua...
  • Daja godet me thikë nipin në Sukth, 25-vjeçari përfundon në...
  • “Përkrahës të Iranit në protestë”, Rama publikon foton: Mbës...
  • Tensioni i lartë i gjakut? Kardiologët rekomandojnë të përqe...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.