Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
13 June 2026
Vizion fokus

Defekt teknik në avionin e Papës, Leoni XIV udhëton...

Eksperimenti i Kazakistanit për mbjelljen e reve nxit shqetësim

Tragjedi në New York, 12-vjeçari humb jetën pasi u...

“Ushtria amerikane vrau kreun e organizatës kriminale Tren de...

Marrëveshja SHBA-Iran merr formë, pritet nënshkrimi i memorandumit

SHBA publikon grupin e tretë të dosjeve të UFO-ve

Pakistani: Është arritur një tekst i dakordësuar i marrëveshjes...

Mbyllet protesta, qytetarët nisin marshimin

Zjarr në një pallat në Burrel, ndërhyn zjarrfikësja

Netanyahu: Për sa kohë që jam kryeministër, Irani nuk...

“Valiasi – nga kamp, në përkujtim”, mbi gjysma e të internuarve gjatë komunizmit ishin fëmijë

22 Gusht 15:20

Në prag të Ditës Evropiane të Kujtimit për Viktimat e Regjimeve Totalitare, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit zhvilloi aktivitetin përkujtimor “Valiasi-nga kamp në përkujtim”, një nismë që sjell në vëmendje plagët ende të hapura të një prej periudhave më të errëta të historisë shqiptare.

Rrëfimet rrëqethëse të atyre që përjetuan këtë periudhë, u sollën sërish në vëmendje. Një prej tyre është Gjergj Marku familja e të cilit kaloi në kampet e internimit.

“Gjurma e parë për mua ka qenë pushkatimi i xhaxhit tim në 17 gusht 1949 e për pasojë humbja e të gjitha të drejtave prej asaj kohe e pastaj internimi i të gjithë familjarëve të mi në kampin e Tepelenës”, tha Marku. 

Veç ndjesive të asaj periudhe, Marku ka dhe një kërkesë për autoritetet vendore.

“Kërkoj në radhë të parë që historisë të mos i fshihet kampi famëkeq i Tepelenës. E si arrihet kjo? Kjo arrihet duke e kthyer në muze. Kurrikulat e historisë po ashtu që bëhen në shkolla ta kenë një dritare që ta shohin këtë pjesë të zezë të historisë sonë”, thotë ai. 

Kryetarja e Autoritetit, Gentiana Sula, theksoi rëndësinë e kujtesës kolektive dhe njohjes së të shkuarës.

“Ky kamp, ku mbi gjysma e të internuarve ishin fëmijë, mbetet një simbol i ndëshkimit kolektiv dhe traumës së shoqërisë sonë. Plagët e Valiasit, të Kodër Kamzës, të Tepelenës, Porto Palermos, Savrës, Grabianit, Spaçit e Burrelit, nuk janë vetëm plagë individuale. Ato janë plagë të shoqërisë sonë, plagë që janë trashëguar brez pas brezi. Trauma nuk shërohet duke u mbuluar, por duke u njohur”, tha Sula.

Nën moton “Plagët mund të shërohen”, aktiviteti u fokusua në kampet e internimit të Valiasit dhe Kodër-Kamzës, përmes shfaqjes së dokumentarit “Ana tjetër e Valiasit”, prodhuar nga vetë Autoriteti mbi bazën e dëshmive të mbledhura nga të mbijetuarit dhe pasardhës të familjeve të internuara./vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Kulture Vendi
Tagged:
Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit Gentiana Sula

Nga e njëjta kategori

Zhdukja e 34-vjeçarit, drejtori i Policisë së Tiranës: Vijojnë hetimet për gjetjen e trupit, ndihmë edhe nga Kosova

më shumë...

Rritet goditja ndaj krimit, Policia e Tiranës bën bilancin: 58 operacione në maj, qindra të arrestuar

më shumë...

Përplasi qëllimisht me makinë katër persona, Prokuroria e Shkodrës urdhëron ndalimin e 31-vjeçarit (EMRI)

më shumë...

Defekt teknik në avionin e Papës, Leoni XIV udhëton drejt Romës me mjetin ajror të Mbretit Felipe VI

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

10:57

Zhdukja e 34-vjeçarit, drejtori i Policisë së...

10:53

Rritet goditja ndaj krimit, Policia e Tiranës...

10:27

Përplasi qëllimisht me makinë katër persona, Prokuroria...

10:11

Defekt teknik në avionin e Papës, Leoni...

9:59

Eksperimenti i Kazakistanit për mbjelljen e reve...

9:56

Vlorë, operacioni “Siguria” çon në pranga dy...

9:29

Tragjedi në New York, 12-vjeçari humb jetën...

8:59

“Ushtria amerikane vrau kreun e organizatës kriminale...

8:28

Marrëveshja SHBA-Iran merr formë, pritet nënshkrimi i...

8:17

Çfarë ju pret këtë të shtunë? Yjet...

8:11

Moti sot, diell dhe temperatura të larta...

10:38

SHBA publikon grupin e tretë të dosjeve...

10:06

Pakistani: Është arritur një tekst i dakordësuar...

9:43

Çfarë ndodh me trupin nëse konsumoni mjaltë...

9:13

Mbyllet protesta, qytetarët nisin marshimin

9:07

Zjarr në një pallat në Burrel, ndërhyn...

9:01

Netanyahu: Për sa kohë që jam kryeministër,...

8:28

Begaj në Prishtinë për 27-vjetorin e Çlirimit:...

8:06

Irani publikon tekstin me 7 pika të...

8:03

Përfshihet nga flakët apartamenti në Vlorë, shkak...

Më të klikuarat

  • FOTO/ Makina e Armand Shakajt që vrau dhe zhduku shokun e ti...
  • Zhdukja e Eglant Koçit, ky është kamarieri i arrestuar, dysh...
  • Dyshohet se vrau shokun dhe i zhduku trupin, Armand Shakaj m...
  • Protesta në Bulevard, Rama: Po tentojnë ta kthejnë Shqipërin...
  • Janë përdorur për shitblerje tokash në Zvërnec, SPAK: Sekues...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.