Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ishte i pranishëm në tryezën e dialogut mes liderve të BE, presidentit Trump dhe Zelensky ku u diskutua për gjetjen e një zgjidhjeje për t’i dhënë fund luftës mes Rusisë dhe Ukrainës.
Në fjalën etij Rutte tha se duhet që të ndalohet shkatërrimi i Ukrainës.
“Nëse i luajmë kartat tona siç duhet, mund ta ndalojmë shkatërrimin e Ukrainës”, tha ai.





