Pas shpalljes së pretencës nga SPAK për dosjen Sterilizimi, ka nisur mbrojtja e të pandehurve të cilëve iu pranua gjykimi i shkurtuar, duke veçuar çështjen nga ish-ministri Ilir Beqaj.
Gjatë fjalës së tij, Saimir Kadiu, ish-drejtor ekonomik i Ministrisë së Shëndetësisë, kërkoi të shpallet i pafajshëm duke deklaruar se nuk ka lidhje me asnjë shpërdorim detyre që pretendon SPAK.
Për këtë, ai i kërkoi gjykatës të tregojë edhe një anekdotë:
“Lexova një anekdotë para ca ditësh, mori flakë pylli dhe u mblodhën gjithë kafshët. Thanë: ‘Po na dënon Zoti se kemi bërë shumë mëkate.’ Luani tha: ‘Unë, p.sh., kam ngrënë shumë prej jush.’ Ujku e dhelpra po ashtu. Pastaj i erdhi radha gomarit dhe tha që pa një lëndinë me bar të gjelbër dhe vajti e hëngri. Të gjitha kafshët thanë: ‘Ky është gabimi më i rëndë’, dhe dënuan gomarin.”
I pyetur nga gjykata pse e tha këtë anekdotë, ish-zyrtari u shpreh:
“Kërkoj mos jem unë gomari.”/vizionplus.tv





