Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
12 July 2026
Vizion fokus

SHBA kryen sulme ajrore ndaj objektivave iraniane pranë Ngushticës...

Ukraina godet flotën ruse në Detin Azov

Mbyllet dita e 43-të e protestës, nis marshimi në...

Guterres: Pasoja katastrofike nëse vazhdojnë sulmet SHBA-Iran

Sulm biznesit on line. Rrjetet sociale si gjyqe publike

Koncert privat me para publike, Vathi: Pse jam pro...

Përplasen dy automjete në aksin Tepelenë-Memaliaj, plagosen 5 persona

FBI: Do ndihmojmë me hetime autoritetet lokale për vdekjen...

Kryeministrja ukrainase konfirmon dorëheqjen e saj

Bombardimet izraelite në Gaza, humbin jetën pesë persona

Rama: Brenda pak javësh dalin çmimet e reja të referencës, rritet taksa për shtëpitë e dyta

11 Korrik 11:31

Kryeministri i vendit, Edi Rama, gjatë takimit me kryebashkiakët e vendit ditën e sotme, njoftoi se brenda pak ditësh do të publikohen çmimet e reja të referencës për pasuritë e paluajtshme, të cilat do të përfshijnë për herë të parë edhe një diferencim të taksës mes shtëpisë së parë dhe të dytës.

Rama theksoi se taksa për shtëpitë e dyta, veçanërisht në zonat bregdetare, do të jetë më e lartë, duke krijuar një burim të rëndësishëm të ardhurash për bashkitë. Sipas tij, rritja e çmimeve të referencës do të ndikojë drejtpërdrejt në nivelin e taksës së pasurisë, ndaj është i domosdoshëm menaxhimi eficient i saj nga njësitë vendore. Ministria e Financave pritet të publikojë një udhëzues të posaçëm për zbatimin e kësaj reforme.

Rama: Punë ditësh, javësh do të dalin çmimet e reja të referencës. Çmimet e reja do të kenë dhe një element tjetër. Taksa për shtëpinë e dytë do të jetë më e madhe se sa për shtëpinë e parë. Bashkitë, sidomos ato të bregdetit do kenë një të ardhur domethënëse nga ky proces. Pasi shumë persona në bregdet kanë shtëpitë e dyta. Nga ana tjetër duke pasur parasysh që çmimet e referencës rriten në mënyrë të konsiderueshme dhe e bëjnë jo të vogël taksën e pasurisë, që do të thotë kush do ta menaxhojë mirën taksën e pasurisë do të ketë të ardhura të mira, një gjë duhet pasur parasysh.

Në disa bashki kemi taksa lokale eksesive, gjë që nuk bën sens. Ne e kemi bërë zero taksën e biznesit të vogël por në disa bashki taksa e tavolinës, ose taksa e tabelës…ka dhe raste ekstravagante të këtyre që merren me miniera iu vënë dhe taksa lokale të çuditshme, por edhe këtu duhet pasur parasysh që të ketë një lloj sensi dhe kuptimi e gjitha. Ministria e Financave do na japë një udhërëfyes për tu pasur parasysh në kushte kur me futjen e çmimeve të reja të referencës taksa e pronës do të rritet dhe me kushtet kur për herë të parë do fusim konceptin e shtëpisë së dytë. Të githë këta që kanë shtëpitë në bregdet do duhet të paguajnë më shumë.

Ministri i Financave Petrit Malaj tha se janë drejt finalizmit të çmimeve të reja të referencës.

Malaj: Ne jemi drejt finalizmit të çmimeve të reja të referencës. Vlera e pronave është rritur me 26%. Taksa e pronës është një nga taksat kryesore në të gjitha bashkitë e Evropës dhe duhet të ketë të njëjtën rëndësi edhe për bashkitë e vendit tonë. Paralelisht me taksën do të bëjmë edhe prezantimin e rivlerësimit të pronave që do të bëhet me në normë tatimore të reduktuar. Krahas vlerës së re të pronave, qytetarët do kenë mundëis të bëjnë dhe rivlerësimin e pronave./vizionplus.tv 

Posted Under:
Ekonomi Kryesoret Vendi
Tagged:
cmimet e references Edi Rama

Nga e njëjta kategori

Sarandë/ Sherr për një biçikletë me qira, arrestohet 43-vjeçari

më shumë...

Sulm biznesit on line. Rrjetet sociale si gjyqe publike

më shumë...

Koncert privat me para publike, Vathi: Pse jam pro këtij vendimi

më shumë...

Përplasen dy automjete në aksin Tepelenë-Memaliaj, plagosen 5 persona

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:48

Tri shenjat e horoskopit që e kanë...

10:40

SHBA kryen sulme ajrore ndaj objektivave iraniane...

10:13

Ukraina godet flotën ruse në Detin Azov

9:46

Mbyllet dita e 43-të e protestës, nis...

9:20

Sarandë/ Sherr për një biçikletë me qira,...

8:52

Guterres: Pasoja katastrofike nëse vazhdojnë sulmet SHBA-Iran

8:24

Sulm biznesit on line. Rrjetet sociale si...

7:58

Koncert privat me para publike, Vathi: Pse...

7:54

Përplasen dy automjete në aksin Tepelenë-Memaliaj, plagosen...

7:35

FBI: Do ndihmojmë me hetime autoritetet lokale...

7:07

Motori përplaset me një kamion në aksin...

6:41

Kryeministrja ukrainase konfirmon dorëheqjen e saj

6:26

Artisti Kanye West reagon pas koncertit në...

6:01

Korçë/ Përfshihet nga flakët “Vila e Partisë”,...

5:56

Bombardimet izraelite në Gaza, humbin jetën pesë...

5:38

Netanyahu: Trump të shterojë negociatat me Iranin,...

5:15

SHBA: Irani nuk e kontrollon dot Ngushticën...

4:48

“Po dëgjojmë shqetësimet e protestuesve”, Rama: ‘Sorrat...

4:36

Trump: Irani shkeli marrëveshjen brenda një ore,...

4:32

“4 milionë eurot ishin investim për Shqipërinë”,...

Më të klikuarat

  • Tronditet sërish Shqipëria, vritet 50 vjeçari në Vorë
  • FOTO- U ekzekutua një natë më parë në Shkodër për gjakmarrje...
  • “Vinte në orët e para të mëngjesit në shtëpi”, flet nëna e t...
  • Përplasen dy automjete në aksin Tepelenë-Memaliaj, plagosen...
  • Tragjedi në Klos, ishte duke u stërvitur 38 vjeçari i bie ng...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.