Nikë Guri, pronari i një bhujtine në Theth ka rrëfyer në në nuildhje me Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, atë që po ndodh në zonë pas aksionit për prishjen e ndërtimeve pa leje.
Guri tha se vetë banorët kanë gabuar duke ndërtuar pa leje, por faj ka edhe shteti, i cili prej vitit 1990-të nuk ka barë asgjë për njohjen e diokumenteve të pronësisë.
I pyetur nga ish-kreu i IKMT, Erion Softa, se nga objektet e prishura a ka ndonjë në proces legalizimi, Guri tha se jo, të gjitha janë ndërtime të reja.
Pjesë nga biseda:
Softa: Objeket që janë prishur kanë qenë në prces legalizimi?
Guri: Kur nis një objekt dhe konstatohet vjen dhe nsa sjell për prishje.
Softa: A ka qenë ndonjë objekt në proces legalizimi?
Guri: Jo.
Borakaj: Po zjarri që ra sot?
Guri: Atë e ka policia në dorë. E kam pësuar vetë atë duhet ndjek hap pas hapi.
Borakaj: Çfarë do të bëni në vijim?
Guri: Do të presim.
Borakaj: Çfarë prisni ju?
Guri: Atë e di vetë zoti kryeministër. Kam një pyetje për atë zotërinë. Faji që kemi ndërtuar është i joni, po faji i shtetit?
Softa: Fajtor janë banorët dhe shteti. Shteti në dobësinë e tij për të mos kontrolluar territorin, shteti në pamundësinë e tij për të menaxhuar gjithë këtë situatë. Unë po të isha në detyrë nuk do kisha prishur objektet pa një afat. Fajhi juaj jo vetëm që keni ndërtuar pa leje, por faji juaj është edhe që kemi duartrokitur atë ditë pa ju zgjidhur problemi. Nëse ju do të ishit të unifikuar, do ta detyronit pushtetin e radhës të garantonte ligjshmërinë e dokumenteve tuaja.





