Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
24 July 2026
Vizion fokus

Çfarë pritet të ndodhë në mbledhjen e PS? Spahiu...

Kedhi: PD e vetmja forcë politike që bën zgjedhje....

“PD-ja është kthyer në shkollë nate”, Spahiu: Sot i...

Leka: Shqipëria është një paradoks në politikë

Ministri reagon LIVE, Kikia i përgjigjet nga QUO VADIS:...

“Zhurmë, shumë zhurmë”, Rama nga zyra ndërsa qytetarët protestojnë:...

Kikia: Qytetarët janë në shesh jo vetëm për të...

Leka: Protesta është në ditët e fundit para pushimeve

Kedhi: Protesta i ka çjerrë maskën qeverisë

Protesta para parlamentit, Spahiu: Më shqetëson dhuna!

Bletët sulmojnë qytetarët në Francë, 24 persona përfundojnë në spital, tre në gjendje kritike

7 Korrik 19:47

Një incident i pazakontë ka ndodhur në qytetin Aurillac të Francës, ku një sulm masiv bletësh ka rezultuar në 24 persona të lënduar, tre prej të cilëve ndodhen në gjendje kritike.

Sipas prefekturës së Cantal, sulmi zgjati rreth 30 minuta të dielën në mëngjes, ku kalimtarë të shumtë janë thumbuar vazhdimisht nga bletët.

Ekipet e zjarrfikësve dhe ndihma e shpejtë ndërhynë për të dhënë ndihmën e parë, ndërsa policia vendosi perimetër sigurie për të parandaluar përhapjen e panikut dhe për të menaxhuar situatën.

Tre nga të lënduarit u transportuan menjëherë në spital, ku u konstatua se ndodheshin në gjendje të rëndë. Sipas kryetarit të bashkisë së Aurillac, Pierre Mathonier, i cili foli të hënën për BFM TV, gjendja e tyre tashmë është përmirësuar.

Ai sqaroi se një nga viktimat, një burrë 78-vjeçar, pësoi arrest kardiak, por u rikthye në jetë falë ndërhyrjes së menjëhershme me KPR (reanimacion kardiopulmonar).

Autoritetet besojnë se sulmi mund të jetë shkaktuar nga prania e grerëzave, të cilat kanë shqetësuar një kosherë bletësh që ndodhej në tarracën e një hoteli, ku ishte instaluar që prej më shumë se dhjetë vitesh. Sipas kryebashkiakut, kosherja është tashmë hequr nga një bletërritës dhe është zhvendosur jashtë qytetit.

Zëvendës-komandanti i zjarrfikësve, Michel Cayla, deklaroi për mediat se nuk kishte përjetuar kurrë më parë një ngjarje të tillë

“Sa i përket numrit të të lënduarve, panikut që përfshiu njerëzit dhe ashpërsisë së plagëve, ishte një situatë tronditëse,” – tha ai për The Guardian.

Autoritetet franceze po hetojnë rrethanat e plota të incidentit dhe kanë kërkuar kujdes të shtuar në zonat ku ndodhen koshere bletësh apo grerëza.

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Bletet Francë spital Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Sherr me sende të forta në Shëngjin, plagoset një person

më shumë...

“PD-ja është kthyer në shkollë nate”, Spahiu: Sot i kemi njerëzit në shesh, se s’ka opozitë!

më shumë...

Leka: Shqipëria është një paradoks në politikë

më shumë...

Ministri reagon LIVE, Kikia i përgjigjet nga QUO VADIS: Nga ta dimë që janë policë e jo rrëmbyes?

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:19

Çfarë pritet të ndodhë në mbledhjen e...

10:51

Kedhi: PD e vetmja forcë politike që...

10:44

Sherr me sende të forta në Shëngjin,...

10:25

“PD-ja është kthyer në shkollë nate”, Spahiu:...

10:23

Leka: Shqipëria është një paradoks në politikë

9:58

Ministri reagon LIVE, Kikia i përgjigjet nga...

9:52

“Zhurmë, shumë zhurmë”, Rama nga zyra ndërsa...

9:39

Kikia: Qytetarët janë në shesh jo vetëm...

9:31

Leka: Protesta është në ditët e fundit...

9:25

Kedhi: Protesta i ka çjerrë maskën qeverisë

9:22

Protesta para parlamentit, Spahiu: Më shqetëson dhuna!

8:59

Senati amerikan shton Iranin në projektligjin për...

7:59

Kreu i OKB-së: Situata në Lindjen e...

7:36

Modric rinovon edhe për 1 sezon me...

7:17

Dita e 54-të e protestës në Tiranë,...

6:53

Dhuna në protestë, policia shoqëron 23 qytetarë

6:37

Helika i preu këmbën, dalin detaje nga...

6:34

Pogradec/ Humb jetën një i moshuar në...

6:30

“Jam afër marrjes së një vendimi”, Trump...

6:09

Skuadra e Serie A interesohet për Mario...

Më të klikuarat

  • Dita e fundit e Mërkurit në retrograd! Parashikimi i Horosko...
  • Helika i preu këmbën, dalin detaje nga plagosja në det e 17-...
  • Spiropali: Ka ardhur koha për të ndryshuar këtë sistem polit...
  • Netanyahu: Hap historik nëse Arabia Saudite i bashkohet me M...
  • Ministri reagon LIVE, Kikia i përgjigjet nga QUO VADIS: Nga...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.