Prej më shumë se një jave, zona e Gjirit të Lalzit, një nga destinacionet më të preferuara turistike në Shqipëri nuk po furnizohet normalisht me ujë.
Shkak është bërë një defekt i rëndë që ka ndodhur në linjën kryesore të ujësjellësit. Bëhet fjalë për dëmtimin e tubacionit me diametër 45 cm që sjell ujin e pijshëm në zonën e Gjirit të Lalëzit.
Difekti ka ndodhur pranë një kompleksi turistik. Specilaistët bënë të ditur se tubacioni është dëmtuar në një gjatësi prej 12 metrash, duke pësuar krisje që ka sjellë humbje të sasisë së ujit.
Deri më tani dyshohet se problemi mund të jetë shkaktuar nga lëkundjet e tërmetit të pak ditëve më parë në zonën e Fushë-Krujës pasi në terren nuk ka ndërhyrje fizike.
Difekti është konstatuar dje dhe Brigada e Avarive nga Ujësjellës Kanalizime e rajonit Durrës ka punuar këto ditë për zëvendëimin e tubacionit të dëmtuar.
Zona e Gjirit të Lalzit, e cila pret çdo ditë dhjetëra mijëra vizitorë e tiristë, sidomos në fundjavë, duhet të ketë ujë nga ora 06.00 deri në orën 21.00, sipas grafikut të ujësjellësit.
Por edhe pse ndodhemi në pikun e sezonit turistik, problemet ende nuk janë zgjidhur plotësisht. Zyra e OSHEE ndërpreru energjinë elektrike të paktën për 12 orë sepse duhej vendosur një transformator i ri. Në këtë mënyrë, stacioni i pompave në Fushë Kuqe qëndroi i fikur. Me rilidhjen e energjisë u ndezën pompat dhe filloi furnizimi, por fillimisht duhet që të mbushen depot me uje.
Në këto kushte, derisa institiucionet të kordinohen për të zgjidhur problemin, zona turistike e Gjirit të Lalzit do të vuajë mungesën e ujit që është jetik për banorët dhe bizneset e shumta në këtë zonë./vizionplus.tv





