“Shqiptarët, luks deri në kontrabandë?”, kjo ishte tema e Quo Vadis e moderatores Pranvera Borakaj këtë të enjte në Vizion plus.
I ftur në studio kreu i shoqatës Pro-Eksport Albania, Edvin Prençe, i ftuar në studio theksoi se jo vetëm në Shqipëri, por kudo shiten veshje “fake”.
Sipas tij njerëzit që nuk ka mundësi që të blejnë veshjet firmato, ato origjinale, gjejnë veten tek modelet e imituara.
Pjesë nga biseda:
Prençe: Është një problme në të gjithë Europën. Në botë ka një shifër shumë të lartë të prodhimeve Fake.
Borakaj: Kaq masiv sa në Shqipëri?
Prençe: Shumë masive. Në momentin që ka një treg paralel për çdo gjë që është më e aksesueshme për njerëzit se çmimet e produkteve origjinale. Kjo do të thotë që njerëzit blejnë. Kur nuk e marrin dot atë origjinalin me mijëra euro, marrin atë fake, dhe e diejnë veten të kënaqur.





