Analisti Agim Baçi i është bashkuar transmetimit maraton në televizioni kombëtar Vizion Plus.
Gjatë bisedës me moderatoren Pranvera Borakaj, Baçi ju ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë që të marrin pjesë masivisht në zgjedhje.
Ai tha se sot është dita ku qytetarët kanë pushtetin dhe të drejtën për të zgjedhur. Ndërkohë Baçi ka bërë një apel të fortë për të gjithë qytetarët shqiptarë që të mos shesin votën.
Sipas tij kush shet votën, nuk ka më të drejtë të flasë në katër vitet e ardhshme.
“Është shumë e rëndësishme që qytetarët të kuptojnë se njëherë në katër vite kanë pushtetin që vendosin ata, duhet ta ushtrojnë voton. Duhet të refuzojnë çdo shitje vote, ai që shet votën e ka mbyllur sot. Mos shit vot, mos e dhuno veten tënde, nuk ka gjë më të trishtë të shesësh votën. Nuk ke më të drejtë pastaj të kërkosh gjë”, tha Baçi.





