Ministrja e Arsimit Ogerta Masastirliu pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë ka bërë me dije vendimet e marra. Një ndër vendimet e komunikuara nga Manastirliu është vendimi i qeverisë për të kufizuar aksesin në TikTok për një periudhë 12-mujore. Ministrja Manastirliu bëri me dije se është ngritur grupi i punës dhe kanë nisur diskutimet me përfaqësuesit e platformës. Sipas saj, do të jetë Agjencia Kombëtare e Sigurisë Kibernetike e cila do të mundësojë ndërprerjen e aksesit në TikTok brenda një periudhe një javore.
Ministrja theksoi se kjo periudhë 12-mujore do të shërbejë për marrjen e masave të cilat do të mudnësojnë lundrim të sigurt për fëmijët dhe të rinjtë në platformë.
Lexo edhe :
Related Posts
Manastirliu: Qeveria ka ndërmarrë një seri vendimesh të rëndësishme. Kemi marrë vendimin për marrjen e masave të përkohshme për shmangien e ndikimeve negative të platformës TikTok. Në takimet dhe konsultimet që ne kemi kryer, prindërit kanë rekomanduar dhe kanë qenë pro mbylljes apo kufizimit të paltformës TikTok. Ne kemi ngritur një grup pune me pjesëmarrjen e institucioneve që kanë përgjegjësi direkte në mbrojtjen dhe sigurinë e fëmijëve, kemi analizuar efektete që vijnë nga këto platforma online, dhe pasojat që lidhen me rastet direkte të dhunës fizike të nxitur nga këto elemente në mjedisin digjital. Kemi rekomanduar mbylljen apo kufizimin e aksesit për platformën TikTok.
Ky kufizim do të jetë për një periudhë 12-muroje, periudhë e cila do të na lejojë të marrim masa në bashkërendim me përfaqësuesit e Tik Tok. Ne kemi nisur një komunikim me përfaqësueist e TikTok për marrjen e masave, duke filluar nga filtrat sa i përket moshës dhe filtrave në lidhje me të gjithë aspektet e komunikimit në gjuhën shqipe. Duke vendosur këto filtra do të ndalojmë promovimin e sjelljeve të padëshiruara. Periudha e kufizimit do të jetë deri në 12 muaj.
Është mbyllje e përkohshme e aksesit në TikTok. Për 12 muaj do të marrim të gjitha masat në mënyrë që aksesi në TikTok të mos dëmtojë fëmijët dhe të rinjtë. Do të jetë Agjencia Kombëtare e Sigurisë Kibernetike që do të punojë me entet përkatëse dhe brenda një periudhe të shkurtër kohore që mund të jetë disa ditë ose një javë e pak do të realizojë këtë ndërprerje të përkohshme në patformën e TikTok./vizionplus.tv







