Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
09 May 2026
Vizion fokus

Berisha pas protestës: Nuk ka polici në botë që...

Trump: Armëpushim 3-ditor mes Rusisë dhe Ukrainës

Përplasja me protestuesit, lëndohen 3 efektivë policie

Zjarr në një lokal në Radhimë

Tubimi i opozitës, protestuesit nisen drejt selisë së PD-së!...

Vijojnë tensionet në protestën e PD-së, sulme me fishekzjarre...

FOTOLAJM/ Protesta e PD-së, Sali Berisha shfaqet me maskë...

Sërish përplasje mes policisë dhe protestuesve

Nisin përplasjet mes policisë dhe protestuesve në afërsi të...

Mbyllet protesta e PD para kryeministrisë, nis marshimi drejt...

Rama dhe kryetarja e deleguar e bashkisë Tiranë inspektojnë punimet në shkollën “Pjetër Budi”

5 Mars 15:11

Shkollat e transformuara janë realitet prej disa kohësh tashmë për kryeqytetin, ku nga viti në vit po shtohen infrastruktura të reja arsimore për një proces mësimdhënie e mësimnxënie sa më cilësor.

“Pjetër Budi” është shkolla 9-vjeçare në Tiranë që po ndërtohet nga themelet, falë një projekti që synon të rrisë nivelin përsa i përket procesit mësimor në tërësi, sigurisë, të optimizojë dhe të sigurojë një lëvizshmëri dhe aksesueshmëri efikase në përputhje me praktikat dhe standardet më të mira ndërkombëtare.

Shkolla ka aktualisht rreth 1000 nxënës, që zhvillojnë mësimin në 2 turne, ndërsa me ndërtimin e ri, dhe zgjerimin e mjediseve, turnet do të eleminohen dhe do të ketë 28 klasa për nxënësit e ciklit 9-vjeçar si dhe për herë të parë do shtohen 2 klasa për fëmijët e ciklit parashkollor.

Shkolla e re do të jetë e pajisur gjithashtu me bibliotekë, laboratorë, hapësira sportive multifunksionale, tarracë të gjelbër, dhomat e psikologut, e infermierisë, etj.

Për të parë ecurinë e punëve në terren, ishte sot kryeministri Rama, së bashku me Kryetaren e deleguar të Bashkisë Anuela Ristani.

“Si pjesë e shkollave që ne i kemi të rindërtuara, edhe kjo shkollë është rindërtuar e plotë dhe një nga gjërat që do të bëjmë më mirë  është të shmangim komplet turnin e dytë sepse po shtojmë klasat.  Deri tani ishte me 938 nxënës dhe 4 klasa ishin me turn të dytë. I kemi shtuar ato, duke ekonomizuar më mirë hapësirën me projektin dhe nuk do të ketë më turn të dytë, po përveç asaj që do të ofrojë gjelbërim edhe hapësira të ndriçimit shumë të mira, ka një shtesë të bukur të faktit që do të ketë një holl të brendshëm dhe tarracë të gjelbër. Tarraca sipër do të jetë e shfrytëzueshme dhe do të ketë dalje nga holli nëpër klasa e nëpër korridore. Tipar tjetër është që palestra  është multifunksionale dhe ka një sallë tjetër multifuknsionale, me akses të jashtëm që mund të përdoret dhe për pjesën jashtë shkollës. Do të ketë bibliotekë, laboratorë dhe ajo që ne po shtojmë është edhe klasat e parashkollorit që nuk kanë ekzistuar më përpara. Mendojmë që të jetë gati brenda fundit të vitit kalendarik”, shpjegoi Kryetarja e deleguar e Bashkisë Ristani.

Ndërsa, kryeministri Rama tha se me transformimet e ndodhura në shkollat e Tiranës, është ndërtuar një model i standardeve më të mira europiane.

“Me shkollat në Tiranë kemi bërë një revolucion dhe ndërtuar një model që është i standardit më të mirë evropian, pa asnjë diskutim. Shkollat e Tiranës janë shkolla si në çdo qytet të Evropës ku ka shkolla të vjetra, ka shkolla “çka” dhe ka shkolla shumë të mira. Këto janë nga shkollat shumë të mira, pa asnjë diskutim. Është revolucion i madh”,  u shpreh ai.

Posted Under:
Anash Politike
Tagged:
Inspektim punime rama shkolle

Nga e njëjta kategori

5 fermerë në televotim, kush prej tyre do të shkojë në sfidë

më shumë...

E papritur, Gresa largohet nga Ferma Vip: Ndihem e rënduar psikologjikisht

më shumë...

Mes emocionesh, Visi merr surprizën e veçantë në Ferma Vip

më shumë...

Fiket zjarri në Radhimë, policia: Dyshohet i qëllimshëm!

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

1:12

Nga opinioniste në konkurrente e Ferma Vip,...

12:51

5 fermerë në televotim, kush prej tyre...

12:41

E papritur, Gresa largohet nga Ferma Vip:...

11:46

Mes emocionesh, Visi merr surprizën e veçantë...

11:13

Televotim masiv, zbulohet vendimi, çfarë vendosi publiku...

11:00

Fiket zjarri në Radhimë, policia: Dyshohet i...

10:46

Puthja në buzë e Vanesës me vëllain,...

10:29

Berisha pas protestës: Nuk ka polici në...

10:27

Ndarja e Vanesës nga ish i dashuri,...

10:08

Trump: Armëpushim 3-ditor mes Rusisë dhe Ukrainës

10:05

Përplasja me protestuesit, lëndohen 3 efektivë policie

9:48

“Nuk kam dhënë shembull të mirë”, Ola:...

9:47

Zjarr në një lokal në Radhimë

9:32

Tubimi i opozitës, protestuesit nisen drejt selisë...

9:30

“Ka gabuar”, Adi flet për Olën: Ka...

9:13

Vijojnë tensionet në protestën e PD-së, sulme...

9:09

Cili do të jetë fati i Fabjolës...

9:01

FOTOLAJM/ Protesta e PD-së, Sali Berisha shfaqet...

8:58

Sërish përplasje mes policisë dhe protestuesve

8:37

Nisin përplasjet mes policisë dhe protestuesve në...

Më të klikuarat

  • Veliaj në seancë ndaj Dados, Robert Ndrenika puth në ballë k...
  • “Na tmerron çdo natë”, 28-vjeçari i veshur me fustan kthen j...
  • Zbardhet atentati në Sarandë, policia deklaratë zyrtare: Në...
  • “U luta vetëm për një fëmijë, ndërsa Zoti më dha pesë”, nëna...
  • Atentati ndaj Arjan Ndojës, SPAK kërkon burgim të përjetshëm...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.