Një ngjarje interesante ka ndodhur në qytetin Bengaluru të Indisë, ku një oficer policie nuk e njohu këngëtarin e famshëm Ed Sheeran dhe ndërpreu performancën e tij.
Gjatë një shfaqjeje në rrugë, ndërsa Sheeran ishte duke kënduar hitin e tij “Shape of You”, oficeri iu afrua dhe, duke u dukur i mërzitur, i hoqi mikrofonin. Një fans i pranishëm u përpoq të shpjegonte se ai ishte këngëtari britanik i njohur, por oficerit nuk iu bë asnjë efekt dhe vazhdoi të heqë pajisjet.
Sheeran shpjegoi situatën përmes një postimi në Instagram, duke theksuar se performanca e tij ishte planifikuar paraprakisht dhe se ata kishin marrë leje për të performuar në atë vend.
View this post on Instagram





