Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në dëgjesën e Grupit Parlamentar me kërkesë të kryetares së Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj.
Klotilda Bushka është nën hetim nga SPAK pasi akuzohet se ka tentuar të pengojë zbulimin e së vërtetës.
Lexo edhe :
Related Posts
Kreu i qeverisë, i cili kishte disa kritika për institucionet e drejtësisë dhe SPAK, tha se PS është e vetmja forcë politike që ka marrë përsipër të pavarësojë pushtetin e drejtësisë nga pushteti politik.
Sipas tij, që në vitin 1912 asnjë forcë tjetër politike nuk ka marrë përsipër ta bëjë. Gjithashtu Rama u dha një mesazh të vetëve edhe për zgjedhjet e 11 majit, teksa u shpreh i sigurt për një mandat të katërt.
Rama: Kam një ngushëllim për veten time dhe për ju, që i kemi hyrë detit në këmbë kur kemi vendosur të bëjmë një kthesë, që të tjerët mbase kanë qenë më të zgjuar se ne dhe nuk e kanë marrë përsipër që në vitin 1912. Ne e kemi marrë përsipër, të pavarësojmë pushtetin e drejtësisë nga pushteti politik. Nuk kam asnjë pishman për këtë. E vetmja pikëpyetje që kam është a do t’ia dalim që ta bëjmë të pakthyeshme reformën në drejtësi? A do t’ia dalim që institucionet e drejtësisë ta përdorin pavarësinë për të bërë drejtësi dhe jo politikë?
Në vazhdën e indeksit të perceptimit të korrupsionit, Shqipëria dje doli në pozicionin më të mirë që ka qenë ndonjëherë për luftën kundër korrupsionit. Kur ka ndodhur që ka dalë keq, janë mbushur konferenca.
Ne PS nuk tërhiqemi me çfarëdolloj çmimi, me çfarëdolloj kostoje. Edhe pse jemi një çetë hajdutësh që ndihmon në kapjen e hajdutëve…kështu që kokën lart, shtrëngoni dhëmbët dhe në 11 maj na duhet flakë në çdo kuti votimi. Mavia duhet të bëhet e kuqe, flakë! Tërmet nga poshtë, flakë nga lart dhe më 11 maj do marrim mandatin e katërt dhe mandati i katërt do të jetë mandati i standardeve demokratike të drejtësisë./vizionplus.tv






