Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
12 June 2026
Vizion fokus

Dyshohet se vrau shokun dhe i zhduku trupin, Armand...

Trump njoftoi marrëveshje me Iranin, Teherani e mohon: Asgjë...

“Dje u korrigjua një vendim i padrejtë i administratës...

“Sapo arritëm një zgjidhje të shkëlqyer”, Trump njofton marrëveshje...

Partia Socialiste feston 35-vjetorin, Rama: Urime për çdo anëtar...

Irani: Nuk kemi miratuar asnjë marrëveshje me SHBA

“Marrëveshja do të nënshkruhet së shpejti”, Trump anulon sulmet...

A i është hequr non-grata Sali Berishës? DASH reagon...

Kanadaja miraton legjislacionin për të ndaluar rrjetet sociale për...

Alarm në Pentagon, evakuohen disa kate pas sinjalit për...

Bushka nën hetim nga SPAK, Rama i del në mbrojtje: E papranueshme që e merr vesh nga televizioni, nuk do heshtim kur drejtësia shkel standardet

12 Shkurt 10:10

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ditën e sotme ishte i pranishëm në Kryesinë e Kuvendit në dëgjesën e Grupit Parlamentar me kërkesë të kryetares së Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka. Bushka, është vënë nën hetim nga SPAK pasi akuzohet se ka penguar zbulimin e së vërtetës lidhur me hetimet ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, i arrestuar më 10 shkurt.

Rama i ka dalë në mbrojtje Bushkës dhe tha se është e papranueshme që deputetja e ka marrë vesh nga televizioni lajmin që po hetohet.

Lexo edhe :

Related Posts

"Skanë akoma pajisje për të regjistruar", Rama i kërkon llogari Manjës: Fondi për drejtësinë më i madhi, por në fund të japin një copë letër
“I kemi hyrë detit në këmbë për të pavarësuar drejtësinë”, Rama një mesazh edhe për 11 majin: Tërmet nga poshtë, flakë nga lart! Marrim mandatin e katërt

Në fjalën e tij, kreu i qeverisë Edi Rama tha se tashmë PS nuk do të heshtë për shkeljet flagrante që mund të bëhen nga ana e drejtësisë, edhe pse garanton mbështetjen për këtë fundit.

Rama tha se nuk mundet që kryetarja e Komisionit të Ligjeve të merret nën hetim, kur ajo nuk është thirrur asnjëherë në dyert e drejtësisë.

Rama: Qëndrimi ynë lidhur me mbështetjen pa rezevra të drejtësië, institucioneve që kanë detyrë të bëjnë luftë kunër korrupisonit mbetet i pandryshuar, ajo që ndryshon është që ne kemi detyrë të kontribuojmë jo thjesht me mbështetjen institucionale dhe politike ndaj institucioneve të reja të drejtësisë por edhe me opinionet tona në mënyrë që pavarësia e panegociueshme e prokurorëve dhe gjykatësve të jetë sa më e lidhur me profesionalizmin dhe me garantimin e standardeve demokratike të çdo procesi. Në të kundërt ne biem në një situatë që ngjan më shumë me të shkuarën se me të ardhmen. Republikë hetuesish Shqipëria ka pasur në të shkuarën.

Kjo është një Republikë Parlamentare ku pushtetet janë të pavaruara, nuk është vetëm drejtësia e pavarur. Këtu kemi një problem dhe këtu duhet të marrim një përgjegjësi për faktin se sot në debatin publik ka vetëm dy palë, njëra që duartroket dhe brohoret sa herë që shfaqet “gijotina” sipas asaj pale të gjithë janë për burg, të gjithë janë për litar, të gjithë janë për tu vrarë dhe tjetra është pala që sulmon në mënyrë banditeske organet e reja të drejtësisë dhe shënjestron me libër shpie prokurorët dhe gjykatësit që bëjnë punën e tyre duke filluar nga drejtuesi i SPAK i cili ka gjithë mbështetjen dhe solidaritetin tonë sa i përket baltës që ka marrë dhe merr familjarisht. Për mua është e pakoncepueshme që Klotilda Bushka pa diskutuar fare a ka a s’ka të drejtë akuza që e përfshin në atë roman thuajse 400 faqe, e merr vesh nga TV dhe e merr vesh duke dëgjuar gazetarët specialë. Kjo forcë politike nuk do marrë përsipër të japë pafajësi për askënd që hetohet nga drejtësia. Por ndryshe nga deri dje, kjo forcë politike nuk do të heshtë përballë shkeljve flagrantë të standardeve./vizionplus.tv 

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
Edi Rama Erion Veliaj Klotilda Bushka SPAK

Nga e njëjta kategori

Dyshohet se vrau shokun dhe i zhduku trupin, Armand Shakaj mbajti 34-vjeçarin për 1 ditë e gjysmë në makinë, e transportoi me karrotrec

më shumë...

VIDEO/ Momenti kur 23 vjeçari tenton të grabisë pikën e këmbimit valutor në Shkozë, kërcënon punonjësen me pistoletë lodër

më shumë...

“Dje u korrigjua një vendim i padrejtë i administratës së mëparshme të SHBA-së”, Berisha: Faleminderit Trump dhe Rubio

më shumë...

Shtypi qëllimisht qenin me makinë në Korçë, shpallet në kërkim drejtuesi i mjetit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

11:24

Tronditet showbiz-i turk, aktorja e njohur në...

11:13

Dyshohet se vrau shokun dhe i zhduku...

11:07

Trump njoftoi marrëveshje me Iranin, Teherani e...

11:03

VIDEO/ Momenti kur 23 vjeçari tenton të...

10:40

“Dje u korrigjua një vendim i padrejtë...

10:09

Shtypi qëllimisht qenin me makinë në Korçë,...

10:06

Detaje nga operacioni i SPAK/ 20 masa...

9:58

EMRI/ Tentoi të grabisë një pikë këmbimi...

9:43

SPAK dhe Policia e Shtetit operacion kundër...

9:29

Presidenti Begaj uron Kosovën për Ditën e...

8:47

“Sapo arritëm një zgjidhje të shkëlqyer”, Trump...

8:41

Partia Socialiste feston 35-vjetorin, Rama: Urime për...

8:11

Moti i paqëndrueshëm të premten, reshje shiu...

8:02

Fëmija 4-vjeç bie nga kati i dytë...

1:17

Sara largohet përfundimisht nga Ferma Vip, Iliri...

12:52

“Do doja të isha në finale”, Romiri:...

12:23

Vis Pupa prek finalen e madhe të...

11:56

Tre ditë para finales, kush u eliminua...

11:13

Sfida përcaktoi finalistin e tretë, çfarë ndodh...

10:34

Sakrifica për të takuar miqtë e zemrës,...

Më të klikuarat

  • Hëna e Re sjell shumë ndryshime për këto shenja! Parashikimi...
  • SHBA i heq “non gratën” Sali Berishës
  • “Do doja të isha në finale”, Romiri: Kam çaluar si lojtar, k...
  • Vis Pupa prek finalen e madhe të Ferma Vip, Iliri dhe Sara n...
  • Sara largohet përfundimisht nga Ferma Vip, Iliri kap finalen
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.