Policia e Durrësit në bashkëpunim me atë të Kavajës kanë goditur një rast të transportimit të emigrantëve të paligjshëm drejt Greqisë. Në kuadër të operacionit policor të koduar “The night agents”, në fshatin Ballaj, Kavajë, u konstatuan dy automjetet e dyshuara që transportonin emigrantë.
Në momentin e ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë, drejtuesit e automjeteve nuk i janë bindur urdhrit të Policisë për të ndaluar por kanë shtuar shpejtësinë dhe duke përfituar nga errësira kanë braktisur automjetet dhe janë larguar me shpejtësi.
Drejtuesi i njërit prej automjeteve (opel) shtetasi E. M., 22 vjeç, banues në Fier u shpall në kërkim për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.
Ndërsa drejtuesi i automjetit tjetër tp “Audi” nuk është identifikuar ende.
Emigrant nga Nepali dhe India u proceduan penalisht për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit”. Ata kishin hyrë në mënyrë të paligjshme nga kufiri jeshil me Malin e Zi me destinacion Greqinë./vizionplus.tv





