Senati po shkon drejt një raundi të fundit të votimit të një ligji që parashikon që autoritetet federale të arrestojnë emigrantët që akuzohen për vjedhje dhe krime të dhunshme dhe që u jep shteteve fuqi për të sfiduar politikat federale të emigracionit.
Senatorët republikanë, që përbëjnë shumicën në Senat, e kanë shndërruar të ashtuquajturin ligji ‘Laken Riley’, që mban emrin e studentes së vrarë në shtetin e Georgias nga një emigrant nga Venezuela, në përparësinë kryesore, duke e bërë atë ndoshta edhe ligjin e parë që Trump do ta nënshkruajë si president.
Një pengesë e rëndësishme procedurale u tejkalua të premten kur disa ligjvënës demokratë votuan bashkë me të gjithë republikanët për ta çuar atë drejt një votimi përfundimtar.
Ndërkohë gazeta amerikane Wall Street Journal, duke cituar disa burime thotë se presidenti i zgjedhur do të dërgojë 200 agjentë për të kryer operacion vetëm një ditë pas hyrjes në Shtëpinë e Bardhë.
Kjo nismë e Donald Trump, mund të fillojnë në Çikago, një qytet me një popullsi të madhe emigrantësh, së bashku me New Yorkun, Los Angeles etj.
Ekipi i Trump ka sinjalizuar se do të fillojë deportimin me emigrantët me histori kriminale , por nuk përjashtohen edhe ata që kanë jetuar dhe punuar në SHBA për shumë vite pa precedent penal./vizionplus.tv





