E mërkurë, 28 Tetor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Trump i vendosur për emigrantët, do nisë dëbimet sapo të hyjë në Shtëpinë e Bardhë

Senati po shkon drejt një raundi të fundit të votimit të një ligji që parashikon që autoritetet federale të arrestojnë emigrantët që akuzohen për vjedhje dhe krime të dhunshme dhe që u jep shteteve fuqi për të sfiduar politikat federale të emigracionit.

Senatorët republikanë, që përbëjnë shumicën në Senat, e kanë shndërruar të ashtuquajturin ligji ‘Laken Riley’, që mban emrin e studentes së vrarë në shtetin e Georgias nga një emigrant nga Venezuela, në përparësinë kryesore, duke e bërë atë ndoshta edhe ligjin e parë që  Trump do ta nënshkruajë si president.

Reklamë

Një pengesë e rëndësishme procedurale u tejkalua të premten kur disa ligjvënës demokratë votuan bashkë me të gjithë  republikanët për ta çuar atë drejt një votimi përfundimtar.

Ndërkohë  gazeta amerikane Wall Street Journal, duke cituar disa burime thotë se presidenti i zgjedhur do të dërgojë 200 agjentë për të kryer operacion  vetëm një ditë pas hyrjes  në Shtëpinë e Bardhë.

Reklamë

Kjo nismë  e Donald Trump, mund të fillojnë në Çikago, një qytet me një popullsi të madhe emigrantësh,  së bashku me New Yorkun, Los Angeles etj.

Ekipi i  Trump ka sinjalizuar se do të fillojë deportimin  me emigrantët  me histori kriminale , por nuk përjashtohen edhe  ata që kanë jetuar dhe punuar në SHBA për shumë vite pa precedent penal./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë