Drejtori i Teatrit Kombëtar Altin Basha është shkarkuar sot nga detyra.
Largimi i tij më vendim të qeverisë vjen pas denoncimeve publike ndaj tij për shkelje gjatë detyrës.
Tashmë pritet që ministria e Kulturës të hapë thirrjen për emërimin e drejtorit të ri.
Regjisori Altin Basha drejtoi Teatrin Kombëtar prej dhjetorit të vitit 2022, duke zëvendësuar Hervin Çulin./vizionplus.tv





